5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Një Rreze Shprese!

Më të lexuarat

Një Rreze Shprese!

Elhamdulilah, Bashar al-Assad, faraoni i kohës sonë dhe biri i një faraoni, është rrëzuar. Zemrat tona janë plot me gëzim, pasi kjo dinasti tiranike tashmë është hedhur në koshin e historisë.

Gjatë gjithë jetës sime, kolegët e mi sirianë dhe familjet e tyre kanë vuajtur vazhdimisht nga brutaliteti i këtyre dy njerëzve. Njoh shumë persona në rrethin tim të miqve që kanë humbur të dashurit e tyre, janë torturuar ose janë aktualisht në mërgim, për shkak të tendencave çnjerëzore dhe gjenocidale të këtyre dy megalomanëve. Një nga miqtë e mi të afërt humbi dhjetëra anëtarë të familjes së tij në masakrën e Hamës, ku Hafez al-Assad dërgoi forcat e tij ajrore dhe elitën ushtarake në vitin 1982 për të bombarduar, plaçkitur, shkatërruar dhe zhdukur dhjetëra mijëra nga populli i tij. Ndërsa i biri, Bashari, për të cilin fillimisht shumëkush mendoi se do të ishte një sundimtar më i mirë, rezultoi të ishte shumë më i keq: duke shfarosur ndoshta një milion nga populli i tij dhe duke zhvendosur mbi gjashtë milionë të tjerë, vetëm sepse kishte frikë nga humbja e regjimit pas kryengritjes së Pranverës Arabe në vitin 2011.

Të dy, baba dhe bir, ishin mishërimi më i keq i sundimit tiranik – lutemi që ata që kanë vuajtur prej duarve të tyre të shpërblehen me durim në këtë botë dhe me shpërblime të mëdha kur të shohin fatin e tyre në botën tjetër.

Në mes të gjithë lajmeve të këqija që ndodhin sot në botë, ngjarjet e sotme në Siri na japin një rreze shprese dhe një ndjenjë optimizmi në një kohë të zymtë. Lutem sinqerisht që grupet që kanë sjellë këtë ndryshim të mësojnë nga gabimet e Pranverës Arabe dhe të ndihmojnë në drejtimin e Sirisë drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të ndritur për të gjithë banorët e saj!

/Yasir Qadhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit