3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kryeimami Sahiti, mori pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Të drejtat tona, e ardhmja jonë, ditët e sotme”

Më të lexuarat

Kryeimami Sahiti, mori pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Të drejtat tona, e ardhmja jonë, ditët e sotme”

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë sot në tryezën e diskutimit me temën “Të drejtat tona, e ardhmja jonë, ditët e sotme”, e cila u organizua nga Misioni i OSBE-së në bashkëpunim me Kolegjin AAB. 
Kjo tryezë u fokusua në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga një këndvështrim i bazuar në besim. 
Organizatorët theksuan se në Kosovë çdoherë ka mbretëruar tolerancë ndërfetare dhe jetesa është zhvilluar në harmoni të plotë. 
Ndërkaq, kryeimami Sahiti në kumtesën e tij u fokusua në rolin e fesë islame, në veçanti të drejtën e jurisprudencës islame  në mbrojtje të integeritetit njerëzor si një nga objektivat kryesore të fesë si dhe për  rolin e liderëve fetarë në promovimin e lirisë e të drejtave të njeriut, e po ashtu edhe për përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut. 
Në këtë tryezë mori pjesë prorektorja e kolegjit universitar AAB, znj. Venera Llunji, dekani i Fakultetit Juridik, z. Mentor Lecaj, si dhe studentë, të cilët ishin mjaft aktivë  në diskutimet pas kumtesave të paraqitura nga panelistët.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit