Kryeimami Sahiti ka vizituar Institutin e hifzit “Emin Pasha” në Prizren
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka vizituar sot Institutin e hifzit “Emin Pasha” në Prizren, ku nga afër pa zhvillimin e mësim-besimit, e në veçanti mësimin e hifzit të Kuranit fisnik.
Kryeimami Sahiti tha se po vazhdojnë punimet për hapjen e qendrave të hifzit edhe në qytete të tjera të Kosovës.
Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar për të treguar një rëndësi të madhe hifzit të Kuranit fisnik në qendra të ndryshme të Kosovës, si në Gjakovë, Prishtinë e Prizren.