4.7 C
Pristina
Monday, December 2, 2024

Paralelja: Kosovë-Serbi, si Ukrainë-Rusi

Më të lexuarat

Kurti për Ibër-Lepencin: Metodat e Moskës po aplikohen në Ballkan

Kryeministri Albin Kurti tha së fundi lidhur me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenac, se ky sulm kishte për qëllim të shkaktonte dëme të mëdha në infrastrukturën e Kosovës.

Në një konferencë për median të dielën në mbrëmje, ai deklaroi se ngjarja mund të kishte pasoja të mëdha dhe se Kosova mund të mbetej pa ujë dhe rrymë për disa javë, nëse nuk do të ishin marrë masat me kohë.

“Qëllimi ishte edhe rrezikimi i jetës së qytetarëve. Nuk është vetëm uji, por edhe rryma, nuk është vetëm rryma, por edhe ngrohja, por edhe komunikimi”, tha ai.

Ai shtoi se ky sulm lidhet me sulmet e Federatës Ruse kundër Ukrainës.

“Serbia po kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë në tërësi”, tha ai.

Liria dhe demokracia që mbretërojnë në Kosovë janë parime të barazisë dhe drejtësisë, shtoi Kurti.

“Qytetarët në Kosovë, si në veri ashtu edhe në jug, duhet t’u besojnë institucioneve të sigurisë”, theksoi ai.

Sipas tij, Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të parandaluar terrorizmin dhe se po përpiqet të vërë nën tension të gjithë fqinjët e saj jashtë BE-së.

“Përkundrazi, veprimet e saj nxisin destabilizimin në rajon. Serbia vazhdon të mbështesë grupet terroriste me armë, financa dhe logjistikë. Liria e Milan Radoiçiçit inkurajon të tjerët të kryejnë akte terroriste dhe vepra kriminale në Kosovë. Veprimtaria e tij jo vetëm që nuk dënohet, por edhe mbështetet. Grupet terroriste kanë shumë mbështetje nga Serbia. Megjithatë, Republika e Kosovës do ta bëjë punën e saj me të gjitha mekanizmat”, tha Kurti.

“Duke pasur parasysh që nuk kemi pasur viktima, se po i rregullojmë dëmet, mendoj se është mirë. Problemi kryesor është mosdorëzimi i Milan Radoiçiçit në institucionet e drejtësisë së Kosovës. Gjithçka do të ishte ndryshe. Ky është thelbi i problemit”, arsyetoi Kurti.

Ai shtoi se kanali Ibër-Lepenac është i gjatë 50 kilometra dhe se është e vështirë të kontrollohet 24 orë në ditë.

“Ideja demokratike nuk ka gjithmonë sukses në parandalimin e terroristëve. Ideja terroriste u financua nga një vend që është më i madh se i yni. Për shkak se kanë humbur kontrollin me institucionet paralele, bëjnë veprime të tilla”, tha ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit