OKB-ja raportoi se Izraeli miratoi lejet e evakuimit për vetëm një të katërtën e mbi 21 mijë pacientëve të Gazës që nga tetori 2023.
“Të mërkurën, OBSh-ja (Organizata Botërore e Shëndetësisë) dhe partnerët e saj mbështetën evakuimin mjekësor të tetë fëmijëve dhe gjashtë shoqëruesve të tyre nga Gaza në Jordani”, tha sot zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, në një konferencë media, duke shtuar se të evakuuarit do të shkojnë në ShBA për të marrë trajtim të specializuar.
“Edhe një herë bëjmë thirrje që të krijohen korridoret e evakuimit dhe të përdoren të gjitha rrugët e mundshme për kalimin e sigurt dhe në kohë të të gjithë pacientëve që kanë nevojë për kujdes të specializuar”, shtoi ai.
Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij shkatërruese kundër Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor 2023. Në sulm janë vrarë më shumë se 43.700 njerëz, duke e bërë enklavën pothuajse të pabanueshme.
Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij vdekjeprurëse në Gaza.
/trt BALLKAN/