5 C
Pristina
Wednesday, December 11, 2024

Çfarë përfundimi pati Hamani i cili përmendet në historinë e Musait -alejhi selam-?

Më të lexuarat

Pyetje: Çfarë përfundimi pati Hamani i cili përmendet në historinë e Musait -alejhi selam-?

Përgjigjja: Hamani është emër që ka ardhur në Kuran dhe është përmendur në histrinë e Musait -alejhi selam- në tre sure: një herë në suren El–Ankebut, tre herë në suren El-Kasas, dhe dy herë në suren Gafir.

Ai mendohet te ketë qenë ministër i Faraonit siç thotë historiani i njohur mysliman Ibn Kethir.

Ai gjithashtu mendohet të jetë mbytur me Faraonin dhe ushtrinë e tij siç thotë gjithashtu Ibn Kethiri në komentimin e e ajetit 40 të sures El-Ankebut ku Allahu i madhëruar pasi përmend disa popuj të dënuar dhe mes tyre edhe Faraonin me Hamanin thotë:
“Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë”
Sure El-Ankebut: 40.

Ibn Kethiri thotë: Fjala e Allahut [disa i përmbytëm në ujë] janë për qëllim Faraoni, ministri i tij Hamani dhe ushtarët e tij që të gjithë u mbytën një paradite dhe nuk shpëtoi askush prej tyre.

Pra Hamani mendohet të jetë mbytur me Faraonin dhe themi [mendohet] sepse Kurani nuk e ka shprehur qartë këtë gjë dhe Allahu e di më së miri!

 

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit