3.4 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Rrjeti i Prindërve të Kosovës, për librat dhe doracakët e Edukatës Seksuale: “Vepër e shëmtuar, doracakë pornografik të MASHTIT”

Më të lexuarat

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me datën 4 Qershor të vitit 2021 lansoi Doracakët për Mësimdhënës – për Edukimin Gjithpërfshirës Seksual ndërsa gjatë vitit 2023 dhe 2024, rriti presionin e vazhdueshëm nëpër shkolla që të gjente zbatim, njofton Prinderimi.com

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) kishte lansuar Doracakët për Mësimdhënës për Edukimin Gjithëpërfshirës Seksual, të cilët përfshnin përmbajtje që mund të përdorej nga klasa e I-rë deri në klasën e 12-të. Lansimi i doracakëve të hartuar u konsiderua si ”i drejtë” dhe ”i përgatitur mirë” nga ekspertë të MAShTI-t, IKShPK-së të mbështetur nga UNFPA-ja dhe koalicioni i OJQ-ve K10, por që në realitet u konsideruar me të drejtë si një vepër e shëmtuar dhe hasi në pengesa e rezistencë të mëvonshme.

Foto e publikuar nga MASHT, me 4 Qershor 2021

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale, ishte realizuar edhe ”ceremonia” e asaj që sot cilësohet me të drejtë: ceremonia e një vepre të shëmtuar.

Ministrja Nagavci asokohe përpiqej t’i bindte shkollat dhe mësimdhënësit se MAShTI ka bërë ‘progres’ përmes Kornizës së Kurrikulës së Kosovës drejt përfshirjes së përmbajtjes së edukimit seksual në mënyrë që të shkojë përtej biologjisë dhe riprodhimit dhe t’i pajisë fëmijët me njohuri për trupin e tyre, të drejtat e tyre dhe t’i informojë ata për barazinë gjinore, identitetin gjinor dhe marrëdhëniet e shëndetshme.

MAShTI u mundua që përmes Javës së promotimit të shëndetit në shkolla të fuste edhe temën ”Edukimi seksual gjithpërfshirës në shkolla” dhe një gjë të tillë e realizoi nga data 9-13 Tetor 2023, me sesione informuese e gjoja sensibilizuese për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit. Meqë kjo u promovua si ”qasje e integruar në promovimin e shëndetit’ dhe ”sesione informuese për shëndetin sesksual”, nuk hasi në pengesa. Kjo për shkak se në publik u paraqit si politikë e përshtatshme për edukimin e të rinjëve ndërsa në prapaskenë ishte një rrugë tjetër e degjenerimit, përmbajtja e asaj që mbulohej nën pretekstin e ”edukimit seksual” filloi të shfaqej realisht.

Në kuadër të javës së promovimit të shëndetit në shkolla, ministrja Nagavci vizitoi Gjimnazin “Sami Frashëri”

Gjatë një vizite në shkollën “Sami Frashëri”, ku diskutohej tema “Edukimi seksual në shkolla”, 10 Tetor 2023

Vajzat dhe djemtë e ri, së bashkë me prindërit e tyre dhe mësimdhënësit, rekomandoheshin nga përfaqësuesit e MAShTI-t për edukim të ”saktë mjekësor”. Ata nuk e dinin akoma se për çfarë realisht bëhej fjalë. Ajo se çfarë fëmijët pas-pubertetit mund t’a mësonin për disa orë, sipas tyre, duhej të bëhej pjesë si një lëndë zgjedhore, e cila pasi të zgjedhet nga shkolla, bëhet obligative për ndjekje nga fëmijët.

Ministrja falenderonte përfaqësuesin e UNFPA-së për mbështetjen që kishte dhënë në hartimin e kurrikulave lëndore me fokus te edukimi seksual gjithpërfshirës. Ndërsa John Mosoti, i cili ishte përfaqësues i UNFPA edhe për Serbinë, theksonte se: ”Është e rëndësishme të merreshin këto mësime sepse mësimet e mediave dhe rrjeteve sociale shpesh janë toksike.” Arsyetime banale këto, që tejkaloheshin pa rënë shumë në sy.

Ndërsa, Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shprehej se është shumë i rëndësishëm diskutimi dhe bashkëbisedimi me prindërit, dhe se këto manuale janë të rëndësishme për mësimdhënësit ndërsa për çfarë saktësisht kishin rëndësi ato manuale, nuk u tha asgjë.

Gjimnazit “Sami Frashëri”, 10 Tetor 2023

‘Fëmijët dhe adoleshentët meritojnë të kenë informata të sakta në aspektin mjekësor, shkencor, fiziologjik dhe psikologjik. Vetëm kështu i përgatisim si duhet për të ardhmen”, ka thënë Nagavci, në vizitën e saj me 10 Tetor 2023 në shkollën ”Sami Frashëri”. Kjo e ardhme, do të shndërrohej në një turp kombëtar për të dhe Ministrinë që përfaqëson ajo, ku do të përfshiheshin gjëra që shokuan opinionin e gjerë, prindërit dhe mësimdhënësit.

Ne do ti sjellim si më poshtë, disa prej tyre:

Doracaku i nivelit II, 6-9, nga ‘Aktivitete në klasë” faqe 74

Ministrja Nagavci përgëzonte grupin punues ndërsektorial dhe UNFPA-n, për hartimin e 3 doracakëve ndihmës për mësimdhënës për nivelin 1-5, nivelin 6-9, si dhe nivelin 10-12, duke shtuar se, Ministria e Arsimit mbetet e përkushtuar ”për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të fëmijëve në institucionet arsimore”.

Ndërsa në realitet ajo që u shërbehej nxënësve dhe mësimdhënësve ishte përtej normalitetit, udhëzonin fëmijët që të fitojnë kënaqësi seksuale në mënyra të ndryshme, të mësonin praktika seksuale dhe masturbimi, dhe kërkohej nga nxënësit, mësimdhënësit gjërat të turpshme:

Doracaku i nivelit II, 6-9, nga ‘Aktivitete në klasë” faqe 74, numër 3

Këta doracakë janë sulm i madh ndaj shëndetit dhe pafajësisë së fëmijëve dhe qartazi promovojnë shthurjen dhe sjelljet seksuale me rrezik të lartë. Këto lloj programesh janë të hartura me fokus që të mësojnë fëmijët të fitojnë kënaqësi seksuale, të promovohen pranimi i identiteteve dhe orientimeve të ndryshme seksuale dhe promovim i pornografisë. Shembull tjetër i shthurjes:

Doracaku i nivelit II, 6-9, nga ‘Aktivitete në klasë” faqe 69

Edukimi gjithëpërfshirës seksual zakonisht maskohet me emra të padëmshëm si ”edukimi për të drejtat e njeriut”, ”edukimi për barazinë gjinore” ose ”edukimi ose informacioni për shëndetin seksua dhe riprodhues”. Edukimi seksual zakonisht u mësohet fëmijëve në moshat më të vogla, shpesh pa dijeninë ose pëlqimin e prindërve të tyre. Edhe MAShTI edukimin gjithpërfshirës seksual e maskonte nën emrat e padëmshëm si ”përtej biologjisë dhe riprodhimit’‘, ”pajisje për fëmijët me njohuri për trupin e tyre, të drejtat e tyre dhe t’i informojë ata për barazinë gjinore” apo ”ruajtje e shëndetit të të rinjve dhe mbrojtje e tyre ndaj abuzimeve dhe dhunës seksuale”.

Shumë programe të edukimit seksual u mësojnë fëmijëve për seksin, seksualitetin ose kënaqësinë seksuale që në moshën 5 vjeçare. Programet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë koncepte që synojnë fëmijët nga mosha 0 deri në 4 katër vjeç. Edhe udhëzimet që vijnë nga UNESCO dhe OKB kanë përmbajtje të tillë degjeneruese.

Këta doracakë japin informacione degjeneruese, shtyejnë fëmijët nga moshat e hershme të eksplorojnë, përjetojnë ose shprehin seksualitetin e tyre në të gjitha format. Rishikimi ndërkombëtar u realizua nga Kai Part, një gjinekologe e Universitetit Tartu në Estoni ndërsa autorët që kanë punuar në doraca janë Mr.sc.Lulavere Behluli, Mr.sc.Edi Puka Gaxha, PhD Cand Shqipe Gashi, Prof.Ass. Dr Ilir Begolli dhe Leonora Shala. Zhvillimi i këtyre materialeve është koordinuar nga grupi i ekspertëve në kuadër të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës dhe është mbështetur nga UNFPA (United Nations Population Fund) zyra në Kosovë.

Këta doracakë janë sulm ndaj normave të besimit dhe vlerave kulturore të shoqërisë tonë, nxisin për sjellje të papërshtatshme, japin informacione që qojnë nxënësit e gjitha moshave drejt eksperimentimit të hershme me trupin e tyre dhe bashkëmoshatarëve të tyre, rrisin shanset për marrëdhënie seksuale jashtë martesore dhe në fazen e adoleshencës. Doracakët kanë përmbajtje të turpshme, degjeneruese, me tema rreth orientimeve seksuale dhe zgjedhje të identitetit gjinor që bien ndesh me binjen shoqërore morale.

Përgjegjësia për edukimin mbi seksualitetin bie mbi prindërit dhe ata përcaktojnë varësisht moshës dhe përgatitjes psiko-fizike, me mbikëqyrje të duhur duke u përhapur informacioni mbi seksualitetin dhe shëndetit riprodhues në mënyrë të përshtatshme.

© Prinderimi.com | Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Burime ndihmëse:

  1. Stop CSE: Comprehensive Sexuality Education
  2. https://masht.rks-gov.net/
  3. Doracakët për mësimdhënës dhe nxënës: Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit