-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Veterani i arsimit, drejtori i gjimnazeve dhe kolegjeve më të mira në vend: Të ç’rrënjoset kjo kurrikulë ashtu siç janë ç’rrënjosur planprogramet serbe

Më të lexuarat

Një skandal tjeter në shkollat tona!
Pas skandalit “Prindi 1”, “Prindi 2” me formularin e ShFMU “Elena Gjika” në Prishtinë vjen një skandal tjetër nga MAShTI “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”.
Edukim special se jo mahi! Marr nga pamfleti “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”
…Kuizi me pyetje për vetëkontrollin e trupit. Nxënësit ndahen në grupe nga 5-6 nxënës, gjysma e grupeve marrin etiketa me organet gjenitale mashkullore, gjysma marrin etiketa me emrat e organeve gjenitale femërore…Jepni detyrat 1. Bëni një vizatim në një fletë të madhe letre, ku mund t’i përdorni të gjitha etiketat me emrat e organeve gjenitale. Lejoni 10 minuta. Ata që duhet të vizatojnë organet gjenitale femërore, mund tu duhen që t’i vizatojnë dy fotografi: organet e jashtme dhe ato të brendshme – sepse është e vështirë t’i terheqesh ato në një pamje tabllo…E rëndësishme është gjithashtu, që mësimdhënësit të jenë në gjendje që t’i ndajnë shprehjet negative (të ndyra), dhe format e shprehjeve seksuale prejnxënësve (nxitën mësimdhënësit që fëmijëve tua ndajnë pervojatë e tyre seksuale, duke përdorur edhe terme të ndyra dhe forma të shprehjeve banale) etj, etj, etj…
P.S. Të nderuar pushtetar ne mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit edhe në kushte e rrethana të vështira kemi dijtë t’ju themi jo planprogrameve të huaja në shkollat tona. siç i kemi ç’rrenjosur njëhere e përgjithëmonë planet dhe programet serbe në arsimin shqip. Ne kërkojmë nga ju që plan-programet të shpiejnë drejt përparimit të shkollës sonë , ashtu siç e don nevoja dhe interesi kombëtarë të bazuara në zakonët tona, me plan-programe unike të bazuara në rrjedhat e civilizimit bashkëkohor.
Mësimdhënësit tanë kanë vizione të qarta dhe koncepte të drejta për jetën dhe shoqërinë. E kanë në nivel të duhur ndjenjen e përgjegjësisë ndaj punës dhe obligimeve, e njofin mirë fushën e vet profesionale, zbatojnë me përpikërin më të madhe plan-programin mësimor, janë të përgatitur për mësimdhënie, zotrojnë forma, metda dhe teknika të llojllojshme efektive të mësimdhënies si dhe janë nxitës e frymëzues të dashurisë për dije, përparim e tolerancë dhe e vetmja propagandë që e bejënë është ajo për dije, për kombin dhe atdheun.
Prishtinë, 13 nëntor 2024
Shyqëri Obërtinca

Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit Universum

Ish drejtor në SH.F,,HASAN PRISHTINA” – Prishtinë dhe profesor në gjimnazin “Xhevdet Doda”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit