3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Një e dhënë interesante për Hafëz Ali Korçën nga Arkiva e Shtetit

Më të lexuarat

“A e dini se?” Ja, një ndër aspektet e gjenialitetit të një muslimani e shqiptari të madh

Drejtoria e Arkivave ofron një të dhënë interesante mbi personalitetin e Hafëz Ali Korçës, një figure gjeniale fetaro-kombëtare e jo vetëm, pasi ka qenë dhe një mendimtar e poet i shquar.

“A e dini se Ali Korça iu bashkua Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, teksa numëronte vetëm 16 vjeç?

Për arsimtarin e Mësonjëtores Shqipe, shqipëruesin e fjalës së shenjtë dhe të kryeveprave letrare, Hafëz Ali Korçën, atdheu prevalonte mbi ndasitë, aq sa kur në punimet e Kongresit të Manastirit pajtohej për aspiratën shqiptare me sivëllain françeskan, Gjergj Fishtën.

Si pasojë e veprimtarisë fetare, duke nisur prej vitit 1945 e derisa iu sos fryma, Hafëz Ali Korça u vu në survejim të Sigurimit të Shtetit, i burgos dhe u internua”, shkruan shkurt Arkiva.

Por kujtojmë gjithashtu se Hafëz Ali Korça ishte dhe njeriu që paralajmëroi gjëmën që do t’i vinte Shqipërisë me komunizmin, me atë në librit të tij “Bolshevizma”. Ahere kur idetë komuniste joshnin, dehnin e përpinin dhe njerëz me nivel të lartë intelektual, ai, Ali Korça, konstatonte në to rreziqet për njerëzimin, siç dhe u provua. /tesheshi.com/     

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit