6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vendet e Ballkanit presin fondet e BE-së

Më të lexuarat

Shqipëria do të marrë një ndihmë financiare prej 922 milionë eurosh, ndërsa Kosova do të përfitojë 882 milionë euro.

Gjashtë milardë euro është ndihma financiare që do të marrin vendet e Ballkanit Perëndimor nga Bashkimi Evropian në kuadër të strategjisë së BE-së për të mbështetur zhvillimin ekonomik, stabilitetin dhe integrimin e këtyre vendeve në Evropë.

Shqipëria do të marrë një ndihmë financiare prej 922 milionë eurosh, ndërsa Kosova do të përfitojë 882 milionë euro. Maqedonia e Veriut do të marrë një shumë prej 807 milionë eurosh. Në anën tjetër, Serbia do të marrë një mbështetje më të madhe prej 1,58 miliardë eurosh, ndërsa Mali i Zi do të përfitojë 383,5 milionë euro. Bosnja e Hercegovina do të marrë 969 milionë euro, por është e pasigurt nëse do t’i marrë paratë në të njëjtën kohë, pasi vendi vonoi miratimin e Agjendës së Reformës.

Qëllimi është që në thelb t’u mundësohet vendeve në rajon të përshpejtojnë reformat dhe investimet për të zmadhuar shpejtësinë e procesit të zgjerimit dhe rritjen e ekonomive të tyre.

Ky Plan parasheh deri më 2 miliardë euro në formë të granteve dhe 4 miliardë në formë të kreditëve për 6 partnerët nga Ballkani Perendimor deri më vitin 2027.

Por, shfrytëzimi i këtyre mjeteve ka një kusht. Ato vendet që do t’i shtyjnë përpara reformat e nevojshme dhe të kërkuara nga BE-ja do të marrin fondet, ndërsa ata që stagnojnë në reforma nuk do të mund t’i marrin ato fonde.

Çështja që shtrohet tani është se sa këto mjete do të përfundojnë për qëllimet e lartcekura.

Gjatë viteve të fundit ka pasur një sërë denoncimesh për keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Denoncimet kanë përfshirë çështje si shpërdorimi i fondeve për infrastrukturën, programet sociale dhe zhvillimin rural, duke ngritur shqetësime për transparencën dhe llogaridhënien në përdorimin e fondeve.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit