-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

LUTJA NË DITËN E XHUMA.

Më të lexuarat

Në ditën e xhuma është një orë nëse robi gjindet duke u lutur në atë kohë Allahu ka për t’iu përgjigjur lutjes së tij. (Hadith)

 

Tregohet se Tavus ibën Kejsani posa falte namazin e iqindisë ditën e xhuma, drejtohej kah kibleja, e më pas nuk i fliste askujt derisa perëndonte dielli.

(Tarih vasit: fq. 186).

 

Gjithashtu tregohet për Said ibën Xhubejrin se posa falte namazin e iqindisë ditën e xhuma, nuk i fliste askujt derisa përndonte dielli – ngase ishte i preokupuar me lutje-.

(zadu el Mead: 1/382)

 

Es Salet ibën Bistam et Temimij ishe vërbuar, dhe ashtu ulej me shokët e tij  tek ebu Xhenabi duke u lutur pas namazit të iqindisë; diten e xhuma, e derisa ishin duke u lutur pak para perendimit të diellit Saleti teshtiu dy herë, dhe papritmas iu kthye shikimi i tij.

(tarih Dimeshk: 64/140). 

 

Mr. Bali SADIKU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit