-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Edhe nga dy muaj paraburgim të dyshuarve për shpërthimin në “Bill Clinton”

Më të lexuarat

Një trup gjykues, i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë vazhdoi për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit ndaj Bejtullah Mehmetit, Bekim Sumës dhe Luan Qerkinit, thuhet në një njoftim të EULEX-it.

Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut ka vendosur për vazhdimin e paraburgimit të dyshuarve me kërkesë të prokurorit dhe pasi shqyrtoi përgjigjen e avokatit mbrojtës ndaj kësaj kërkese, vazhdon njoftimi. Trupi gjykues ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen; se ekziston rreziku i arratisjes për shkak të natyrës së rëndë të veprave, si dhe për shkak të rrezikut që të dyshuarit mund t’i pengojnë procedurat penale.

Mehmeti, Suma dhe Qerkini janë duke u hetuar për përfshirjen e tyre të pretenduar në shpërthimin e datës 24 shtator 2007 në Bulevardin Bill Clinton. Ata akuzohen për veprat penale: vrasje e rëndë, tentim vrasje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe krim i organizuar, thuhet në njoftimin e EULEX-it./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit