-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufirit me Ukrainën

Më të lexuarat

Ndërtimi i një kampi të ri ushtarak në rajonin Homel të Bjellorusisë, për të cilin disa analistë kishin paralajmëruar se mund të përdorej si bazë sulmuese ndaj Ukrainës, është ndaluar, ka mësuar Radio Evropa e Lirë (REL).

Shërbimi bjellorus i REL-it, duke përdorur burime vendore dhe imazhe satelitore, raportoi se puna në “Chaika” – dikur kamp pushimesh për fëmijë në epokën e komunizmit – është pezulluar pa ndonjë arsye.

Ky kamp ndodhet vetëm 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Sipas planeve të Qeverisë bjelloruse, projekti do të financohej nga programi shtetëror për investime, dhe ai pritej të përfundonte në vitin 2027.

Në fillim të këtij viti, ky vend ishte mbushur me mjete ndërtimi dhe banorët kishin thënë për REL-in asokohe se ndërtimi kishte pasur nisur.

Imazhet satelitore nga 10 tetori tregojnë se në këtë vend nuk ka asnjë ndërtesë të re.

Rusia e përdori Bjellorusinë si platformë për ta nisur pushtimin e plotë të Ukrainës, por Misnku thotë se nuk i ka lejuar forcat bjelloruse të marrin pjesë në këtë konflikt.

/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit