13.3 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Mesazhet e një vizite e takimi me theks të fortë gjeopolitik

Më të lexuarat

Ç’u vendos për Ukrainën nga Berlini e ç’u tha për Gazën?

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti amerikan Joe Biden shprehën vendosmërinë e tyre në mbështetje të përbashkët për Ukrainën, u njoftua të premten në Berlin, ku dy shtetarët u takuan dy javë e gjysmë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Kancelari gjerman falënderoi Joe Biden për bashkëpunimin e tij në vitet e fundit dhe veçanërisht për ndihmën e përbashkët për Ukrainën në mbrojtje kundër agresionit rus.

“Ukraina i ka rezistuar me guxim agresionit rus për më shumë se dy vjet e gjysmë dhe me ndihmën e partnerëve, kryesisht SHBA-së dhe Gjermanisë, kjo nuk do të ishte e mundur. Ne jemi në anën e Ukrainës për aq kohë sa duhet”, tha Scholz.

Kancelari gjermane tha se SHBA dhe Gjermania, së bashku me vendet e grupit G7, do të mbështesin më tej Ukrainën me një kredi prej 50 miliardë dollarësh deri në fund të vitit.

Në të njëjtën kohë, Scholz theksoi se pavarësisht ndihmës për Ukrainën, partnerët perëndimorë nuk duan të përfshijnë NATO-n në këtë luftë, në mënyrë që ajo “të mos kthehet në një katastrofë të përmasave më të mëdha”.

Presidenti amerikan falënderoi Scholz-in për ndihmën gjermane për Ukrainën dhe tha se pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, Scholz e kuptoi saktë se ky ishte një moment historik.

“Ju jeni ai që u siguruat që Gjermania të qëndronte pas Ukrainës në këtë moment vendimtar”, tha Biden.

Ai theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, ndër të tjera, në restaurimin e infrastrukturës.

“Ne kemi një dimër të ashpër përpara nesh dhe nuk duhet të lëkundemi, nuk duhet të lodhemi”, tha Joe Biden gjatë një fjalimi të përbashkët para mediave me kancelarin Olaf Scholz, gjatë të cilit nuk u lejuan pyetje nga gazetarët.

Rikthimi i shpresës në Evropë

Pas takimit mes Scholz dhe Biden, dy shtetarëve iu bashkuan presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer.

Pas këtij takimi është lëshuar një deklaratë e shkurtër ku thuhet se shtetarët premtuan mbështetje të mëtejshme për Ukrainën në përpjekjet e saj për të arritur një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

“Ne folëm se si të përshpejtojmë ndihmën për Ukrainën”, tha kryeministri britanik.

“Ndërsa Ukraina po hyn në një dimër të vështirë, është e rëndësishme të thuhet se jemi me të”, shtoi ai.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu nevojën për një armëpushim në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve izraelite dhe aksesin e menjëhershëm të ndihmës humanitare në enklavën palestineze, tha Starmer. “Bota nuk do të tolerojë më justifikime për ndihmën humanitare,” tha ai.

Joe Biden ishte dashur të vizitonte Gjermaninë dy javë më parë, por e shtyu vizitën për shkak të uraganit Milton.

Të premten në mëngjes, Biden u takua edhe me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili i dha atij çmimin më të lartë shtetëror gjerman për shërbimet e tij në forcimin e marrëdhënieve transatlantike.

“Vetëm pak vite më parë, distanca mes nesh u rrit aq shumë sa pothuajse humbëm njëri-tjetrin”, tha Steinmeier për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara gjatë mandatit të Donald Trump.

 “Kur u zgjodhët president, fjalë për fjalë brenda natës ju rikthyet shpresën e Evropës në aleancën transatlantike”, tha ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit