0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gaza, Shoqatat Humanitare edhe Tornado Milton – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Përmbajtja

Me gjithë se pamjet nga Gaza janë shokuese, tmerruese edhe të paparë deri më tani dhe përskej heshtjes së shumicës së shteteve të zhvilluara edhe emancipuara, të cilët vazhdojnë me konfirmim të heshtur të krejt kësaj që ndodh në Gaza, madje disa janë edhe pjesmarrës me dërgesat e armatimt dhe municionit për këtë ushtëri barabare, në bota ka edhe lider politik, edhe aktivist shoqëror, edhe aktor, e gazetarë, që janë zëri i arsyes i botës, të cilët vazhdimisht flasin kundër këtij gjenocidi që ndodh atje në Gaza.

Oxfami dhe 37 shoqata humanitare ndërkombëtare bëjnë thirrje: veriu i Gazës është duke u fshirë nga faqja e dheut dhe liderët e botës duhet të ndalin menjëherë këto masakra të cilët është duke i bërë “izraeli”.

Tornado Milton

Dëmin që e pësoi Gaza për një vit, shteti i dytë amerikan për nga rëndësia e pësoi për vetëm një orë!

I konsideruar si uragani i shekullit, Milton është i treti që goditi Florida këtë vit, me shpejtësinë e erës mbi 277 km në orë të regjistruar pranë Tampa-s.

Më shumë se 1 milion shtëpi, kompani edhe fabrikë amerikane janë shkatërruar tërësisht nga uragani shkatërrues Milton.

Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese janë tani pa energji në të gjithë Floridan, me lagje të tëra në errësirë.

7 milion njerëz për momentin janë të pastrehë.

Më herët, Presidenti Joe Biden tha se do të ishte “një nga uraganet më shkatërrues në një shekull”.

Allahu i Madhërishëm thotë:

وَلَا يَزَالُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ تُصِيبُهُم بِمَا صَنَعُوا۟ قَارِعَةٌ أَوْ تَحُلُّ قَرِيبًۭا مِّن دَارِهِمْ حَتَّىٰ يَأْتِىَ وَعْدُ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُخْلِفُ ٱلْمِيعَادَ ٣١

“Kurse, jobesimtarët (e Mekës), për atë që kanë bërë, vazhdon t’i godasë shkatërrimi apo të bjerë pranë shtëpive të tyre, derisa të kryhet premtimi i Allahut. Nuk ka dyshim se Allahu e kryen premtimin e Tij. ( Er-Rad: 31).

Janë dy qytete në ShBA të[ cilat janë dëmtuar më së shumti, e ato janë Karolina Veriore edhe Florida.

Kalorina veriore është qytet me 10 milion banorë edhe është qytet ushtarak, është baza më e madhe ushtarake dhe ka shumë fabrika për prodhim të armatimit dhe municionit, ku shumica e qytetarëve të këtij qyteti punojnë në to. Populli i këtij qyteti është përkrahës fanatik i izraelit edhe kur flutojnë aeroplanët për të dërguar armatim e municion në izrael i përcjellin me ovacione edhe duartrokitje dhe duke brohoritur: “vritni palestinezët, vritni palestinezët”.

Në Floridë jetojnë hebrejët më të pasur në Amerikë. Këta janë edhe ata që kanë lobimin më të fuqishëm në kongresin amerikan dhe ndikojnë që të kalojnë projektligjet edhe ndihmat për izraelin, të cilat pastaj dërgohen në Karolinë që të ngarkohen në aeroplanat ushtarak dhe të dërgohen në izrael.

Pra, Florida paraqet forcën ekonomike dhe politike, kurse Karolina e Veriut forcën ushtarake.

Tornado “Helene”

Para dhjetë ditëve nisi në tornado e dalur nga deti, të cilën e quajtun “Helene”.

Më shumë se 1.2 milionë shtëpi dhe biznese ishin pa energji në Florida, mbi 900 mijë në Xhorxhia dhe mbi 927 mijë në Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut, sipas faqes në internet poweroutage.us. Guvernatorët e këtyre shteteve, si dhe të Alabamas dhe Virxhinias shpallën gjendjen e emergjencës.

“Helene” është furtuna e tetë e sezonit të uraganëve në Atlantik, që ka filluar në 1 qershor. Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA) ka parashikuar që këtë vit të ketë uraganë mbi mesataren, për shkak të temperaturave të rritura të oqeanit.

Pra “Helene” goditi disa qytete dhe përfundoj në Karolinën e veriut me dëme shumë të mëdha.

Para se të vazhdojmë, t’ju informojmë se Banka Botërore vlerësoj se shuma e duhur për rindërtimin e Gazës është 35 miliard dollarë.

Banorët e këtyre zonave mbetën pa rrymë, pa ujë të pijshëm, pa rroba edhe pa ushqim.

Krahaso me atë që u ndodhi banorëve të Gazës, të cilët nuk kishin as strehë, as ushqim, as pije e as veshmbathje!

A e dini se sa e vlerësoi qeveria amerikane shumën për rindërtimin e Kalorinës së veriut?! Rrafsh 35 miliard dollar!

Shihet qartë në këtë rast kuptimi i rregullit “si t’ia bësh tjetrit të bëhet ty”.

Të kalojmë në Floridë.

Uragani Milton u përplas në bregun e Gjirit të Floridës të mërkurën mbrëma, duke e kthyer në tokë si një stuhi e fuqishme e kategorisë 3.

Uragani intensiv shkaktoi tornado, hodhi shi në pjesën më të madhe të shtetit, la miliona pa energji elektrike dhe mori shumë jetë.

Intensifikimi dramatik dhe i shpejtë i stuhisë vendosi një rekord si uragani më i shpejtë i Atlantikut që u përshkallëzua nga një depresion tropikal në statusin e kategorisë 5 në pak më shumë se 48 orë, sipas NASA-s.

Ndërsa stuhia është zhvendosur në Oqeanin Atlantik, rreth 10 milionë banorë mbeten nën kërcënim nga kushtet e rrezikshme bregdetare.

Ndërsa amerikanët vëzhgojnë dëmet, më shumë se 3 milionë njerëz mbeten pa energji që nga mëngjesi i së enjtes. Ndërprerjet e energjisë ishin më të rëndësishmet përgjatë bregut perëndimor.

Që nga e premtja, më shumë se 2,200 stacione karburanti – rreth 29% – në të gjithë Floridan nuk kishin karburant, kurse në zonat më të goditura, këto shifra ishin më të larta: gati tre të katërtat e stacioneve të karburantit në zonën e Tampas dhe Shën Petersburgut nuk kishin karburant që nga mesi i mëngjesit të së premtes dhe 54% në Sarasota ishin të thata.

Më shumë uragane kanë arritur në tokë këtë vit në ShBA sesa nga viti 2021 deri në vitin 2023 së bashku.

Numri i banorëve të Floridës është 22 milion banorë, kurse shumica e tyre mbetën të pastrehë nga ky uragan.

Sa do kushtojë rikuperimi i kësaj gjendjeje të shkaktuar në Florida nga ky uragan edhe këto tornado? Thuhet mbi 200 miliard dollarë!

قُلْ سِيرُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ فَٱنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَـٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلُ ۚ كَانَ أَكْثَرُهُم مُّشْرِكِينَ ٤٢

Thuaj (o Muhamed): “Udhëtoni nëpër botë e shikoni si ka qenë përfundimi i atyre para jush”. Shumica e tyre kanë qenë idhujtarë. (Er-Rum: 42).

Shumica prej tyre ishin idhujtarë!

A nuk është ky uragan edhe këto tornado dënim nga Allahu?!

A nuk duhet tu flasim fëmijëve tanë edhe njerëzve përreth për këtë ndëshkim të Allahut, që të mbillet në zemrat e njerëzve frika prej Allahut!

Ky dënim nga Allahu u erdhi zullumqarëve pas një viti rezistence heroike dhe sakrifice të jashtëzakonshme të popullit palestinez, andaj të gjithë ne duhet të vazhdojmë të ndihmojmë ata vëllezër me krejt çka mundemi dhe nuk duhet të çvlerësojmë çështjen e lutjes.

وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلْغَـٰلِبُونَ ١٧٣

“… dhe se ushtritë tona do të jenë me siguri fitimtare!”. (Es-Saffat: 173).

 

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit