-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rama: Me Turqinë, askush se prek dot Shqipërinë!

Më të lexuarat

Dhurata e çmuar që Erdogan i jep ushtrisë shqiptare në këto kohë të trazuara

Shqipëria do furnizohet nga Turqia me dron kamikaz, siç kumtoi kryeministri Rama me në krah presidentin turk Erdogan, si një mesazh i qartë vendi mik e vëllazëror, se Shqipërinë askush s’mund ta prekë. Ndodhur kjo, “në një kohë kur bota po jeton kahmarrje të “çuditshme”, sipas të parit të qeverisë shqiptare.

“Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria, por që përmban brenda një mesazh të qartë të Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, atë që Shqipëria është e pagoditshme”, deklaroi Rama.

Më tej, nga ky i fundit, u potencua njohja nga Turqia e Kosovës, e ndodhur në saposhpalljen e Pavarësisë, si e para që e realizoi si akt, duke thënë se mik më të madh se Turqia, Kosova s’mund të ketë.

“Një mik më të padiskutueshëm në të gjitha ditët sesa Turqia dhe Presidenti, Republika e Kosovës nuk e gjen dot asgjëkundi”, tha Rama.

Më tej, si pjesë e memorandumeve bashkëpunuese, ishte hapja e Universitetit Teknik të Stambollit në Tiranë, gjë që siç tha Rama, Turqia e bën për herë të parë.

“Kjo është diçka shumë e rëndësishme në disa aspekte dhe patjetër që është diçka që do të sjellë një hapësirë të re studimesh të larta të nivelit të lartë botëror, pasi Universiteti teknik i Stambollit është i kuotuar në universitetet më të mira të botës, por edhe për një arsye tjetër, sepse është hera e parë në praktikën e Republikës së Turqisë që bën diçka të tillë dhe kjo thjesht dhe vetëm për përkushtimin e Presidentit Erdogan ndaj kësaj marrëdhënieje vëllazërore”.

 Po ku u ndanë dy liderat e dy miqtë? Te ajo që pritej, Gaza, më saktë Hamasi.

Ndërsa Erdogan e sheh rezistencën palestineze si çlirimtare, Rama jo. Ky e fundit e sheh me sytë e Perëndimit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit