7.4 C
Pristina
Tuesday, October 8, 2024

Kryeimami Sahiti, mori pjesë sot në panairin “Mirë se erdhe në Janjevë”

Më të lexuarat

Kryeimami Sahiti, mori pjesë sot në panairin “Mirë se erdhe në Janjevë”

 

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë sot në panairin “Mirë se erdhe në Janjevë”, i cili u mbajt në oborrin e xhamisë “Murat Beu”. 
Pas ceremonisë së hapjes së panairit, kryeimami Sahiti e shoqëroi kryeiminstrin e Kosovës, z. Albin Kurti dhe ministrin e MKRS-së, z. Hajrulla Çeku në vizitën që i bënë xhamisë historike “Murat Beu” në Janjevë, në të cilën edhe u mirëpritën nga imami i kësaj xhamie, Beqir ef. Krasniqi. 
Ky panair mbahet në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse e Ringjalljes Ekonomike të Janjevës” dhe financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). 
Organizimi i këtij aktiviteti në Janjevë paraqet një mundësi të shkëlqyer për promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të Janjevës, e cila shërben për rritjen e kohezionit ndërmjet komuniteteve dhe nxitjen e një ndjenje të thellë të krenarisë kulturore të banorëve. 
Vlen të përmendet se xhamia “Murat Beu” në Janjevë është monument i trashëgimisë kulturore islame i shekullit XVII, e cila është restauruar në vitin 2016 në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe organizatës qeveritare turke TIKA. 
Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit