2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

TURQIA PADIT SIRINË NË OKB

Më të lexuarat

Turqia do të ankohet në OKB për udhëheqjen e Sirisë, e cila ka goditur avionin turk të zbulimit në ujërat ndërkombëtare.

Zyra e Përfaqësuesit të Përhershëm të Turqisë në OKB u ka dërguar nga një letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-mun. Kështu Turqia do ta ngrejë çështjen në OKB.

Letra përmban shprehje që dënojnë rrëzimin e avionit turk të zbulimit pa armatim nga regjim i Esedit dhe do të sigurojë që ngjarja, e cila përbën një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar të regjistrohet si një dokument i OKB-së.

Sipas diplomatëve turq në këtë fazë nga Këshilli i Sigurimit nuk do të dalë ndonjë rezolutë.

Kurse përfaqësia e përhershme e Turqisë në NATO ka thirrur në mbledhje të jashtëzakonshme Këshillin e NATO-s në kuadër të pikës 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Sipas pikës 4 vendet anëtare, të cilave u kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria, kanë të drejtë të fillojnë procesin e konsultimit brenda Aleancës.

Mbledhja do të mbahet të martën në Bruksel dhe anëtarëve të Aleancës do t’u përcillen detajet teknike dhe juridike, sidomos ato mbi ndodhjen e ngjarjes në ujërat ndërkombëtare.

Pritet që pas takimit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasumusen të bëjë një deklaratë dhe të shfaqë reagimin e Aleancës së Atlantikut Verior në lidhje me ngjarjen./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit