1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Erdogan: Bota islame duhet të bëjë autokritikë

Më të lexuarat

Gjatë samitit të parë të liderëve fetarë myslimanë të vendeve të azi-paqësorit, që po zhvillohet në Stamboll, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se bota islame duhej të bënte autokritikë, pasi ajo ishte e përfshirë në konflikte.

“Ky takim i liderëve fetarë të rajonit, ku jetojnë 1.2 miliardë myslimanë, duhet të jetë nxitje për ndërtimin e urave të reja të miqësisë, bashkëpunimit dhe tolerancës”, theksoi ai.
“Në themel të shumë problemeve, me të cilat sot ballafaqohet bota islame, qëndron mungesa e konsultimit, braktisja e kulturës së shkëmbimit të qëndrimeve dhe dialogut. Ky në fakt është shkaku kryesor që neve sot na mungon kujdesi në bashkësi. Tani nuk mund të flasim për unitetin e botës islame, ai është copëtuar. Jam i bindur se tubime të tilla të liderëve fetarë janë jashtëzakonisht të rëndësishme në vendosjen e sërishme të unitetit të shoqërisë islame”, tha Presidenti Erdogan.
Duke tërhequr vëmendjen mbi krizën në vendet myslimane të rajonit, ku myslimanët vrasin vëllezërit e tyre në fe, lideri turk përmendi shembullin e Sirisë, duke nënvizuar se edhe presidenti i këtij vendi deklarohet si mysliman, ndërkohë që terrori i tij shtetëror ka vrarë mizorisht 366.000 “vëllezër” të tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit