-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vuçiq bisedoi me Varhelyi: Serbia e gatshme për hapa të rinj drejt BE-së

Më të lexuarat

Takimi u mbajt para drekës së punës që Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, caktoi me liderët e Ballkanit Perëndimor, në të cilën temë kryesore duhet të jetë Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka biseduar të enjten me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Takimi u mbajt para drekës së punës që Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, caktoi me liderët e Ballkanit Perëndimor, në të cilën temë kryesore duhet të jetë Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Vuçiq ka njoftuar në rrjetet sociale se ka pasur një “bisedë të mirë dhe të hapur me një mik të sinqertë të Serbisë, komisionerin Varhelyi, për progresin e Serbisë në procesin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian (BE), zbatimin e Agjendës së Reformës dhe zbatimin e Planit Evropian të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“E ritheksova se Serbia, në thelb dhe teknikisht, është e gatshme për hapa të rinj drejt afrimit dhe anëtarësimit në BE, veçanërisht kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, integrimin ekonomik dhe social, dhe falënderova komisionerin evropian për mbështetjen e tij gjatë rrugës. Shfrytëzova rastin që ta informoj Komisionerin për situatën shqetësuese në Kosovë dhe Metohi dhe kërkova përfshirje më aktive të institucioneve evropiane në mbrojtjen e të drejtave të popullit serb”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e tij personal në rrugën evropiane të Serbisë gjatë mandatit të tij si Komisar për Zgjerim dhe i uroi suksese në departamentin e ri, për të cilin ishte propozuar, në përbërjen e ardhshme të Komisionit Evropian.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit