Në botën që ndryshon shpejtë, e cila është shumë e komplikuar edhe e pakuptueshme, masa e gjerë arriti deri në pikën ku beson çdo gjë dhe asgjë, e beson se çdo gjë është e mundshme edhe se asgjë nuk është e vërtetë.
Dr. Hannah Arendt; 1906-1975
Kjo vërejtje intelegjente nga ana e kësaj profesoreshe të filozofisë politike është komenti logjik i përhapjes së teorive konspirative për momentin dhe rritjes së populizmit dominant bashkë me fanatizmin, demagogjinë, mendimeve jologjike, të cilat tani përhapen me shpejtësi rakete në vendet që llogariten me kulturë racionaliteti edhe demokracie!
Madje “ndryshimi i shpejtë” është prej shkaqeve më të rëndësishme të përhapjes së asaj që quhet e vërteta alternative dhe “vdekja e së vërtetës” përballë gënjeshtrave të përsëritura dhe falsifikimi i thellë!
Kjo vërejtje intelegjente nga ana e kësaj profesoreshe të filozofisë politike është hyrje e rëndësishme për të kuptuar transformimet e rezikshme të një djaloshi i cili jeton në një ambient fetar dhe konzervativ dhe befas fillon me entuziazëm të madh të mbron mendimet ateiste, apo feministe apo degjenerimet morale.
Ky ndryshim i shpejtë i botës shkakton dridhje tektonike në infrastrukturën e mendjes së langët dhe të gatshme për ndryshim, i varur prej tij dhe shpejtësisë, prej kënaqësisë dhe lezetit dhe inekzistimi i vijës ndarëse mes realitetit edhe virtualitetit.
Prej gjërave pozitive që kanë ndodhur në këto vite janë shkrimet e shumta në perëndim të cilët tërhjekin vërejtjen nga përhapja e teorisë së relativitetit të vërtetës.
E rëndësishme dhe ajo që shifet qartë është se ka një kujdes për fundin e relativitetit, e cila përshkruhet si një katastrofë e vërtetë e cila është duke pritur para dere.
Një figurë udhëheqëse amerikanë në botën e mendimit para do kohe postoi:
“nëse tolerojmë shkatërrimin total të vërtetës, të vërtetave dhe shkencës, nëse tolerojmë që të gjithë të prodhojnë besime edhe mendime të ndryshme përballë të vërtetave, atëherë ndarjet njerëzore do zhvillohen aq shumë saqë do e shkatërrojnë njerëzimin”!
Tani ballafaqohen me një problem real e ajo është se gënjeshtrat në politkë, ekonomi dhe shkencë janë shëndrruar në mendime që duhet respektuar dhe janë zhvilluar teorite konspirative me metoda tejet trishtuese, kurse të vërtetat janë shndërruar në teori dhe pikëpamje ndryshe!
Tani gjindemi para një momenti kyç në historinë e mendimeve dhe ne duhet t’i vëzhgojmë me shumë kujdes!
Autori i librit “Vdekja e së vërtetës”, Michiko Kakutani mes tjerash në këtë libër thotë:
“Prej termeve së “postëvërtetës” është edhe termi “e vërteta alternative”, “shkenca e falsifikuar”, “historia e falsifikuar”, “ndjekës falso”, “pëlqime falso”,etj.
Të vërtetat alternative propagandojnë se çdo çështje thelbësore dhe qëndrore nuk del nga rrethi i pluralizmit të mendimeve dhe nuk janë statike.
Parrulla e postëvërtetës është: çdo gjë varet nga këndvështrimi yt, sepse të vërtetat reale janë kundërthënëse apo transmetuesit nuk janë besnik”.
Është shekulli i agresionit kundër të vërtetës i cili thërret në parimin: “ska të vërtetë kosmologjike por të vërtetat janë personale dhe të vogla”.
Agresioni ndaj të vërtetës mbështetet mbi një përzierje shkatërruese:
- Relativiteti absolut.
- Ushqim i narcizoizmit.
- Zhytje në egoizëm.
- Ide të filozofisë individuale.
Dr. Halid Mensur Ed-Drejis
Përmblodhi dhe përktheu: Bekir Halimi