2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mos e beso po deshe: Në Kosovë punojnë 29 organe të Serbisë dhe pesë mijë nëpunës të saj

Më të lexuarat

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se projekt amendamenti në kapitullin 35 që ka të bëjë me Kosovën vetëkupton që pas hapjes së kapitujve 23, 24, 32 dhe 35, të mos hapet asnjë kapitull tjetër derisa të mos përmbushën të gjitha kushtet e platformës negociuese.

“E falënderojmë Ambasadorin gjerman në Beograd Axel Dittmann për sqarimin se nga Serbia nuk kërkohet njohja e Kosovës” ka thënë Gjuriq, njofton FoNet, duke shtuar se “formalisht dhe juridikisht nuk kërkohet, por ne nuk jemi naivë” , tha në vazhdim ai duke pyetur se “çfarë do të thotë nëse në platformën negociuese kërkohet suspendimi i 29 organeve të përkohshme të Serbisë me më shumë se 5000 të punësuar dhe pushimi i financimit të institucioneve tona e nga ne të kërkohet që raportet t’ua japim ministrive në Prishtinë sikur të ishim servis i saj”, transmeton Koha,net.

“Nëse kjo mbetet kështu deri në fund, procesi i integrimit të Serbisë do të jetë i ngjashëm me skenarin turk, ka vazhduar ai, duke shtuar se këto janë kushte të pamundshme dhe se në Bruksel nuk ishte biseduar as për ndërprerjen e institucioneve dhe as për dorëzimin e Gazivodës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit