1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Fushata dezinformuese islamofobe miliona dollarëshe e Izraelit

Më të lexuarat

Në qendër të operacionit është Stoic, një kompani marketingu me bazë në Tel Aviv, e cila thuhet se ka marrë 2 milionë dollarë nga ministria izraelite për të drejtuar fushatën

Në qendër të këtij operacioni është Stoic, një kompani marketingu me bazë në Tel Aviv, e cila thuhet se ka marrë 2 milionë dollarë nga ministria izraelite e Çështjeve të Diasporës për të drejtuar fushatën. Kjo fushatë, gjeneron dhe shpërndan në mënyrë aktive përmbajtje islamofobe, duke u përpjekur të mobilizojë ndjenjat anti-muslimane të ekstremit të djathtë.

Ministria izraelite e Çështjeve të Diasporës po financon një fushatë dezinformuese prej shumë miliona dollarësh që përhap urrejtje ndaj muslimanëve, ka zbuluar Al Jazeera. Fushata, e cila kishte në shënjestër ligjvënësit amerikanë dhe përhapte përmbajtje islamofobe, filloi pak pas 7 tetorit, duke ngritur shqetësime serioze rreth operacioneve të ndikimit të huaj dhe përdorimit të inteligjencës artificiale në përhapjen e dezinformatave.

Në qendër të operacionit është Stoic, një kompani marketingu me bazë në Tel Aviv, e cila thuhet se ka marrë 2 milionë dollarë nga ministria izraelite për të drejtuar fushatën. Operacioni përdori AI për të gjeneruar volum të lartë të përmbajtjes mashtruese në internet, duke shënuar një epokë të re në lehtësinë (e përhapjes) dhe shkallën e ndikimit të këtyre fushatave.

Ekzistenca e kësaj fushatës doli në dritë në fillim të vitit 2024 kur studiuesit filluan të vërenin modele të dyshimta nëpër platformat e mediave sociale. U identifikuan dhjetëra llogari të rreme që përhapnin përmbajtje pro-izraelite, të fokusuara kryesisht në mbledhjen e mbështetjes për veprimet e Izraelit në Gaza. Këto llogari ishin kryesisht të lidhura me tre faqe interneti: “Moral Alliance”, “Unfold Magazine” dhe “Non-Agenda”. Së bashku, këto faqe kishin mbi 40,000 ndjekës në Facebook, Instagram dhe X.

Fushata përfshinte publikimin e artikujve pro-izraelitë, shpesh të fshira nga mediat legjitime të lajmeve, dhe më pas shpërndarjen e tyre përmes qindra llogarive të rreme të mediave sociale. Një shembull i tillë ishte një artikull që raportonte mbi pretendimet për përfshirjen e stafit të UNRWA-së në sulmin e 7 tetorit. Studiuesit vunë re se përmbajtja përsëritej shpesh fjalë për fjalë nëpër llogari të shumta, duke synuar të njëjtët individë me postime dhe përgjigje identike.

Ndoshta akoma më shqetësuese është fakti se fushata ka shkuar përtej promovimit të thjeshtë të një narrative pro-izraelite. Thuhet se, në mënyrë aktive gjeneron dhe shpërndan përmbajtje islamofobe, duke u përpjekur të mobilizojë ndjenjat anti-muslimane të ekstremit të djathtë. Një faqe interneti e lidhur me fushatën, “Qytetarët e bashkuar për Kanadanë”, shkoi deri në etiketimin e emigrantëve muslimanë si një kërcënim për Kanadanë.

Strategjia e fushatës dukej se ishte e shumëanshme, jo vetëm duke dekurajuar mbështetjen për palestinezët, por gjithashtu duke u përpjekur të krijonte një çarje midis komuniteteve pakicë në SHBA dhe mbështetësve pro-palestinezë. Ekspertët që e ndjekin këtë fushatë kanë argumentuar se, duke promovuar në mënyrë aktive Islamofobinë, operacioni e ka kaluar kufirin, nga keqinformim në gjuhën e urrejtjes, duke ngritur pyetje serioze etike dhe ligjore.

Shkalla dhe sofistikimi i operacionit u mundësuan nga përdorimi i ChatGPT-së, një mjet i inteligjencës artificiale i krijuar nga OpenAI. AI u përdor për të gjeneruar shumicën e postimeve, duke lejuar që një vëllim i lartë i përmbajtjes të prodhohej dhe shpërndahej me shpejtësi. Si OpenAI ashtu edhe Meta (ish-Facebooku) kanë konfirmuar në raportet e tyre përkatëse që atëherë ekzistencën e fushatës së ndikimit të lidhur me Stoic-un.

Në përgjigje të këtyre gjetjeve, OpenAI dhe Meta kanë ndërmarrë hapa për të parandaluar që Stoic-u të përdorë platformat e tyre. Megjithatë, ekspertët vënë në dyshim nëse këto masa janë të mjaftueshme për të luftuar fushata të tilla të sofistikuara dezinformuese. Kritikët argumentojnë se pretendimet e kompanive të mediave sociale për të kontrolluar në mënyrë efektive platformat e tyre duhet të merren pak me rezerva, sidomos pasi ato mbështeten gjithnjë e më shumë në zgjidhje të automatizuara duke reduktuar mbikëqyrjen njerëzore.

Kjo fushatë dezinformimi besohet të jetë rasti i parë i dokumentuar i përfshirjes së qeverisë izraelite në një iniciativë në internet që synon politikanët amerikanë dhe kanadezë, megjithëse Ministria izraelite e Çështjeve të Diasporës i mohon akuza të tilla.

Gjatë zgjedhjeve të fundit franceze, Amichai Chikli, ministri izraelit i çështjeve të diasporës, mbështeti antisemiten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen-in, në atë që analistët thonë se është dëshmi e mëtejshme e aleancës në rritje midis sionizmit global dhe të djathtës ekstreme globale.

Solli në shqip Observer.al. | Middle East Monitor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit