-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kolapsi me internet, preket edhe Kosova

Më të lexuarat

Kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike pësoi një ndërprerje të madhe, njoftoi kompania për NBC, duke ndikuar në mbarë globin.

Ndërprerja rezultoi shkaku i problemeve me përditësimin më të fundit, njoftoi kompania.

Telegrafi ka kontaktuar me institucionet përkatëse dhe është në pritje të përgjigjeve.

Ndërkaq, tashmë edhe Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO) ka konfirmuar se është prekur nga problemi global i sigurisë kibernetike.

“Për shkak të një kolapsi kibernetik, i cili ka prekur shumë sektorë në shumë vende të botës, ka afektuar edhe Kosovën ku, nga mëngjesi i sotëm, të gjitha kërkesat tuaja po hasin në vështirësi t’i procesojmë te departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit të IT-së. Sistemi i Sigurisë Kibernetike #Crowdstrike Global ka lajmëruar opinionin e gjerë për një gabim në sistemin e tyre”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.

Më tej sqarohet se ky problem nuk është specifik në KESCO, por është problem që ka afektuar të gjitha kompanitë e mëdha globale.

“Ekipet përkatëse janë në kontakt me kompanitë botërore, si #Microsoft, #Crowdstrike Global etj. dhe po punohet në zgjidhjen e këtij problemi. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, dhe shpresojmë që së shpejti të gjitha kërkesat tuaja do të procesohen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit