-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Netanyahu kundërshtoi ngritjen e një spitali fushor për trajtimin e fëmijëve të Gazës

Më të lexuarat

Zyra e Kryeministrit e informoi Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit se nuk është dhënë miratimi për krijimin e një spital fushor për fëmijët e Gazës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kundërshtoi ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe nuk miratoi ngritjen e një spitali fushor për fëmijët e Gazës që nuk mund të marrin trajtim në Egjipt për shkak të mbylljes së Portës Kufitare të Rafahut, transmeton Anadolu.

Sipas ‘The Times of Israel’, Zyra e Kryeministrit e informoi Gallantin me shkrim se nuk do të krijohej një spital fushor për fëmijët e Gazës.

Në deklaratën e bërë dje nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit u bë e ditur se do të krijohej një spital fushor në mënyrë që fëmijët e sëmurë nga Gaza të mund të mjekoheshin, për shkak të mbylljes së gjatë të Portës Kufitare Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit. Mirëpo, kjo nuk do të ndodhë pasi kryeministri izraelit nuk e ka miratuar këtë.

Gallant përmendi gjithashtu planin e spitalit fushor në kufirin e Gazës në bisedën e tij telefonike me homologun e tij amerikan Lloyd Austin më 16 korrik.

Porta kufitare është mbyllur që kur ushtria izraelite nisi një sulm tokësor në rajonin Rafah të Gazës më 7 maj dhe pushtoi anën e Gazës të portës kufitare me Egjiptin.

Egjipti refuzon të rihapë Portën Kufitare Rafah, pasi ana tjetër e kufirit në Gaza është nën pushtimin izraelit.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit