1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Brazili dënon planin e Izraelit për zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Brazilit, theksohet se ky vendim i Izraelit nënkupton shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar

Brazili dënoi planin e qeverisë së Izraelit për të zgjeruar vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Brazilit, theksohet se ky vendim i Izraelit nënkupton shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.

Vendimi do të rrezikojë përpjekjet për zgjidhjen me dy shtete, njoftohet në deklaratën ku shtohet: “Qeveria e Brazilit e ka pritur me tmerr vendimin e qeverisë izraelite më 27 qershor për të zgjeruar në mënyrë arbitrare vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor. Brazili dënon këtë vendim i cili vendos hije ndaj përpjekjeve për paqe”.

Më tej në deklaratë bëhet e ditur se këto hapa të Izraelit rrezikojnë edhe përpjekjet për paqen rajonale për përfundimin e sulmeve që vazhdojnë në Rripin e Gazës.

Duke rikujtuar angazhimin e presidentit të Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva për zgjidhjen me dy shtete, ndër të tjera në deklaratë thuhet: “Mbështesim krijimin e një shteti të pavarur palestinez brenda kufijve të vitit 1967 me kryeqytet Kudsin Lindor dhe i cili përfshin Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, krah për krah në paqe dhe siguri me Izraelin”.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit