Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 153 pacientë janë diagnostikuar me ethet e Nilit Perëndimor në një shpërthim të vazhdueshëm. Shumica e pacientëve janë nga rajoni qendror i vendit.
Autoritetet shëndetësore izraelite kanë bërë të ditur se 11 persona kanë humbur jetën deri më tani nga sëmundja infektive e virusit të Nilit Perëndimor, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 153 pacientë janë diagnostikuar me ethet e Nilit Perëndimor në një shpërthim të vazhdueshëm. Shumica e pacientëve janë nga rajoni qendror i vendit.
Autoritetet u kërkuan gjithashtu zyrtarëve lokal që të intensifikojnë përpjekjet e monitorimit dhe asgjësimit të mushkonjave, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të publikut dhe masave parandaluese.
Virusi transmetohet te njerëzit përmes mushkonjave që ushqehen me zogj të infektuar. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, lodhje dhe dhimbje trupi, si dhe të vjella.
/aa/