-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024


Propagandisti i Putinit: Serbia, kjo lavire!

Më të lexuarat

Pse ky rusi i shfaq i mllefosur me vëllain ballkankas?

Sergej Mardan, një nga propaganduesit dhe simpatizantët kryesorë të Vladimir Putinit, ofendoi hapur Serbinë, duke e quajtur atë një “lavire”.

Në televizionin shtetëror, ai ka folur për raportin e Financial Times, ku thuhet se Serbia i ka shitur Ukrainës armë në vlerë prej 800 milionë euro.

Mardan tha se granatat e financuara nga Serbia janë gjuajtur në pozicionet ruse në Ukrainë, (Vulhedar, Rabotin dhe vende të tjera).

“Pas kësaj, a duhet ta konsiderojmë Serbinë vend vëllazëror? Nuk ka vëllezër në botë. Serbia sillet si lavire, kjo është e padiskutueshme”, tha ai plot mllef. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit