-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

I akuzuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan dënohet me 15 muaj burgim

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të hënën me 15 muaj burgim Nenad Orlloviqin për përfshirje në sulmin e 29 majit në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.

“Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit N.O, për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, tha Gjykata Themelore në një komunikatë për media.

Gjykata tha se në dënim atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 23 qershor 2023, kur ishte arrestuar, që nënkupton se ai i kanë mbetur edhe tre muaj burgim për t’i kryer.

Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 6 muaj burgim edhe për një akuzë tjetër penale në lidhje me sulmin, por në marrëveshje me gjykatën vendosi ta zëvendësojë dënimin me burgim me dënim me gjobë prej 12.000 eurove, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës e kishte arrestuar Orlloviqin në Mitrovicën e Veriut më 23 qershor 2023, nën dyshimin se kishte marrë pjesë në sulmin ndaj KFOR-it, misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, më 29 maj në Zveçan.

Atë ditë, të lënduar kishin mbetur rreth 30 ushtarë të KFOR-it gjatë tentimeve për t’i shpërndarë protestuesit e grumbulluar pranë objektit komunal në Zveçan.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e kishte dënuar arrestimin e Orlloviqit.

Protestat në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në veri të Kosovë – zonë e banuar me shumicë serbe – filluan më 26 maj 2023, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para objekteve komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.

/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit