-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dorëheqja: lufta për pushtet Bibi-Gantz, radikalizim dhe më tej i Izraelit

Më të lexuarat

Sionistët nuk duan armëpushim dhe paqe me palestinezët, por vazhdimin e masakrave

Nga Nello Del Gatto, La Stampa

Jeruzalem – Bubulloi aq shumë sa ra shi. Benny Gantz, ish-shefi i shtabit të ushtrisë dhe ish-Ministri i Mbrojtjes, e shtyu njoftimin e tij për vetëm një ditë, por në fund foli:  do të largohet nga kabineti i luftës. Por në këtë rast, vlen ajo shprehja e vjetër popullore “u mbars mali dhe polli një mi të vogël”. Sepse largimi i Gantz nga organi special i krijuar enkas për të vazhduar luftën kundër Hamasit, nuk do ta ndryshojë strukturën institucionale izraelite. Ai ka një vlerë politike dhe jo praktike. E sigurt është se me ikjen e tij, do të mungojë një prani e rëndësishme si për nga eksperienca, ashtu edhe si ‘karrocier’ që mund të mbante të shtrënguar frenat e “kalit” të Netanyahut, duke e penguar atë të arratisej drejt aventurave të reja me pasoja katastrofike.

Më pak fjalë, ishte i vetmi që i bënte presion nga brenda Netanyahut, duke qenë se presioni i jashtëm nga SHBA-ja dhe të tjerët duket se nuk po funksionon. Kabineti i luftës, është një lloj strukture qeveritare paralele me qeverinë, që doli nga zgjedhjet e vitit 2022, dhe që pavarësisht dorëheqjes së Gantz, vazhdon të ekzistojë. Kjo pasi partia e Unitetit Kombëtar nuk e konkurron shumicën aktuale prej 64 deputetësh, që doli fituese në zgjedhjet e fundit.

Gantz hyri në kabinetin e luftës, ndërsa udhëheqësi tjetër i opozitës Yair Lapid refuzoi, si për shkak të presionit amerikan, ashtu edhe të së majtës, por edhe protestave të qytetarëve në rrugë.

Pasi mbaroi vala emocionale që shkaktoi masakra, ata kërkuan një prani të moderuar dhe me përvojë në ekzekutivin që do të vendoste drejtimin e luftës. Kabineti u krijua disa ditë pas sulmit të Hamasit. Në fakt, Netanyahu dhe njerëzit e tij nuk kishin nevojë të bashkoheshin me të tjerët, duke qenë se ata kishin një shumicë absolute. Por bashkëpunimin e kërkonte momenti.

Veprimi i paimagjinueshëm i Hamasit kërkonte një përgjigje politike që do të bashkonte një vend, i cili deri vonë kishte përjetuar demonstrata të fuqishme antiqeveritare në rrugë kundër reformës në sistemin e drejtësisë aq shumë të dëshiruar nga qeveria aktuale.

Për të qenë pjesë e saj, u zhvilluan konsultime me opozitën. Vetëm partia e Unitetit Kombëtar e Gantz pranoi të hynte për ta lejuar udhëheqësin e tij të bëhej ministër pa portofol në kabinetin e luftës. Një zgjedhje e detyrueshme, për të vendosur dy persona nga ekzekutivi që diskutojnë mbi operacionet e luftës.

Kabineti ka në total gjashtë anëtarë. Përveç Netanyahut dhe Gantz, është edhe ministri i Mbrojtjes Gallant. Ata kanë fuqi vendimmarrëse. Atyre u bashkohen tre vëzhgues: udhëheqësi i klerikëve të Shasit, Aryeh Deri; gjenerali dhe ish-shefi i shtabit Gadi Eisenkot, nga e njëjta parti me Gantz, si dhe ministri i Çështjeve Strategjike Rion Dermer, zyrtarisht i pavarur por më pranë Likud.

Në këtë pikë, Netanyahu mund të vendosë të shpërbëjë kabinetin special dhe të krijojë një komision të vogël këshilltarësh.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Ben Gvir e ka emëruar tashmë veten si zëvendësin e Gantz. ”Ka ardhur koha të merren vendime të guximshme!”, tha Gvir.

Marrëdhëniet midis Netanyahut dhe Gantz nuk kanë qenë asnjëherë të mira. Në majin e vitit 2020, të dy u krijuan një qeveri koalicioni, në të cilën ata do të ishin kryeministra me rotacion. Por pasi u bë sërish kryeministër, Netanyahu, e harroi paktin.

Në prill të këtij viti, Gantz bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, ndërsa rreth 10 ditë më parë partia e tij paraqiti një ligj për shpërndarjen e Knesset-it, që padyshim nuk ka votat për t’u miratuar. Më 18 maj, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm tha se do të jepte dorëheqjen më 8 qershor nëse Netanyahu nuk i plotësonte gjashtë kërkesat e tij.

Këto kanë të bëjne me formulimin e një plani për kthimin e pengjeve; eliminimin e Hamasit; kthimin e mijëra izraelitëve të zhvendosur nga shtëpitë e tyre në veri dhe jug të vendit; miratimin e një skeme për shërbimin ushtarak për të gjithë izraelitët, përfshirë ultra-ortodoksët; krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar të qeverisjes civile për Gazën, duke përfshirë amerikanët, evropianët, arabët dhe palestinezët (që të shërbejë gjithashtu si bazë për një alternativë të ardhshme që nuk është Hamasi dhe as kreu i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas); dhe ecjen përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve me Arabinë Saudite.

Njoftimi i djeshëm, i vonuar me një ditë për shkak të lirimit të katër pengjeve, buron nga vetëdija se Netanyahu nuk ka lëvizur aspak nga pozicionet e tij. Në kundërpërgjigje të kërcënimit të muajit të kaluar, kryeministri e akuzoi Gantz se lëshimi i një ultimatumi do

të nënkuptonte “fundin e luftës dhe humbjen e Izraelit, braktisjen e shumicës së pengjeve, vazhdimin e qëndrimit të Hamasit në pushtet në Gaza dhe krijimin e një shteti palestinez”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit