0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Brazil, dhuna vitin e kaluar ka marrë jetën e 58 mijë personave

Më të lexuarat

Të paktën 58 mijë persona në Brazil gjatë vitit të kaluar kanë humbur jetën si pasojë e dhunës së ndryshme, bëri të ditur Forumi brazilian për siguri publike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin vjetor të Forumit për siguri publike theksohet se numri i rasteve të vdekjes, shkaktu i të cilave është dhuna ka shënuar një rritje prej pesë për qind, krahasuar me vitin 2013.

Theksohet se Rio de Janeiro gjendet në vendin e dytë në mesin e qyteteve braziliane për nga përqindja e rasteve të vdekjes si pasojë e dhunës.

Tashmë një kohë të gjatë në Brazil është cenuar situata e sigurisë në masë të madhe, ndërsa kjo çështje është në fokus duke marrë parasysh faktin se Rio de Janairo vitin e ardhshëm do të jetë pritëse e Lojërave Olimpike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit