3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Turqisë, z. Adnan Ertem

Më të lexuarat

Prishtinë, më 5 qershor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Turqisë, z. Adnan Ertem.

Myftiu Tërnava gjatë këtij takimi përmendi bashkëpunimin e mirë që kanë si institucion me DIJANET-in, Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve, TIKA-n dhe me organizata të tjera të Turqisë, duke i falënderuar kështu për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë. Ai shfrytëzoi rastin që të falënderojë z. Ertem për punën dhe angazhimin e tij të mëhershëm si drejtor i Përgjithshëm i Vakëfeve të Turqisë në restaurimin e xhamive të vjetra në Kosovë. Ai tha se Drejtoria e Vakëfeve e Turqisë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në restaurimin e objekteve fetare me rëndësi në vendin tonë, dërgimin për shërim të të sëmurëve në Turqi, si dhe dërgimin e pakove ushqimore për familjet nevojtare.

Nga ana e tij, zëvendësministri z. Ertem, fillimisht falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, e më pas ia rikonfirmoi edhe njëherë gatishmërinë për një bashkëpunim të mëtutjeshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit