Nisen për në Mekë edhe tri grupe
Të ndarë në tri grupe, 564 besimtarë, nga Podujeva, Gjakova, Dragashi, Shtimja, Ferizaji, Kaçaniku, Hani i Elezit, Vushtrria, Vitia dhe Rajoni j Gorës, kanë udhëtuar sot drejt Aeroportit të Xhides.
Familjarë të shumtë uruan që Zoti t’ua pranojë lutjet dhe ibadetet dhe të kthehen shëndosh e mirë në vendlindje.
Sonte në mbrëmje parashihet që të udhëtojë edhe grupi i fundit me besimtarë nga Kosova.