-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ligji i parë në botë për erën e re teknologjike

Më të lexuarat

Këshilli i BE-së i dha dritën jeshile rregullave të para të inteligjencës artificiale në botë

Bashkëligjvënësit e BE-së kishin arritur një marrëveshje të përkohshme më 8 dhjetor 2023 dhe Parlamenti Evropian miratoi legjislacionin e AI më 13 mars me një shumicë të gjerë

Shtetet Anëtare të BE-së i kanë dhënë miratimin përfundimtar legjislacionit europian për Inteligjencën Artificiale (AI) – i pari në botë.

Bashkëligjvënësit e BE-së kishin arritur një marrëveshje të përkohshme më 8 dhjetor 2023 dhe Parlamenti Evropian miratoi legjislacionin më 13 mars me një shumicë të gjerë.

Siç thuhet në komunikatën e Këshillit të BE-së, qëllimi i legjislacionit të miratuar është harmonizimi i rregullave për inteligjencën artificiale, si dhe promovimit, zhvillimit dhe miratimit të sistemeve të sigurta dhe të besueshme të inteligjencës artificiale në tregun e përbashkët të BE-së nga organet private dhe publike. Në të njëjtën kohë, qëllimi është të sigurohet që të drejtat themelore të qytetarëve të BE-së të respektohen dhe të stimulohen investimet dhe inovacioni në inteligjencën artificiale në Evropë.

Ministri i Belgjikës për Dixhitalizimin, Mathieu Michel, tha: “Ky ligj historik, i pari i këtij lloji në botë, adreson një sfidë globale teknologjike që krijon gjithashtu mundësi për shoqëritë dhe ekonomitë tona. Me Aktin e AI, Evropa thekson rëndësinë e besimit, transparencës dhe llogaridhënies kur kemi të bëjmë me teknologjitë e reja, duke siguruar që kjo teknologji që ndryshon me shpejtësi të mund të lulëzojë dhe të stimulojë inovacionin evropian”.

Ligji i ri kategorizon lloje të ndryshme të inteligjencës artificiale sipas rrezikut. Sistemet e inteligjencës artificiale me rrezik të ulët do t’i nënshtrohen detyrimeve shumë të lehta të transparencës, ndërsa sistemet e AI me rrezik të lartë do të lejohen, por do t’i nënshtrohen një sërë kërkesash dhe detyrimesh për aksesin në tregun e BE-së. Ligji ndalon gjithashtu përdorimin e inteligjencës artificiale për policimin e bazuar në profil parashikues dhe sistemet që përdorin të dhëna biometrike për të kategorizuar njerëzit sipas kategorive specifike si raca ose feja.

Për të siguruar zbatimin e duhur, janë ngritur organe të ndryshme administrative dhe vendosen klauzola penale me gjoba për kompanitë që shkelin ligjin.

Legjislacioni do të publikohet në Fletoren Zyrtare të BE-së në ditët në vijim dhe do të hyjë në fuqi njëzet ditë pas publikimit, por rregullorja e re do të zbatohet dy vjet pas hyrjes në fuqi, me disa përjashtime për dispozita të veçanta. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit