1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ish-kryeministri i Katarit paralajmëron: Plan për likuidimin e çështjes palestineze!

Më të lexuarat

Kritikë ndaj vendeve islame si pjesë e planit të pretenduar

Ish-kryeministri i Katarit, Sheikh Hamad bin Jassim bin Jabr Al Thani, konfirmoi ekzistencën e asaj që ai e përshkroi si një “plan të përgatitur fort për të likuiduar çështjen palestineze”, duke theksuar se e vetmja zgjidhje për të penguar dhe ndaluar këtë plan është një bashkimi  i frontit palestinez në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.

Ai shpjegoi se nuk dëshiron të hyjë në provat dhe arsyet e një plani të tillë, por është i sigurt se vetëm një “front i bashkuar palestinez në Gaza dhe Bregu Perëndimor” do të jetë në gjendje ta ndalojë dhe ta pengojë këtë plan.

Bin Jassim paralajmëron palestinezët se nuk duhet të harrojnë të gjitha sakrificat e bëra për Palestinën dhe se kurrë nuk duhet të pajtohen me plane të rrezikshme për likuidimin e çështjes palestineze, që nënkupton heqjen e zgjidhjes me dy shtete.

“Ndërsa nuk dua të hyj në atë që ndodhi më 7 tetor, sepse nuk jam i sigurt se do ishte e mençur ta bëja këtë, unë po them se çështja palestineze ka fituar vrull global dhe interes të madh që palestinezët duhet ta përdorin në një mënyrë inteligjente dhe logjike”, tha ai, duke dënuar sjelljet dhe qëndrimet e vendeve islame, veçanërisht të atyre sosh që janë pjesë e planit konspirativ për likuidimin e çështjes palestineze.

Hamad bin Jassim theksoi se ky moment global dhe humanitar tani duhet të përdoret për të ndihmuar njerëzit e Gazës të rindërtojnë jetën e tyre, të shërojnë plagët e tyre dhe të  kompensohen për atë që u shkatërrua dhe u vodh nga shtëpitë e tyre

Për të, të gjitha deklaratat e zyrtarëve izraelitë konfirmojnë njëzëri dëshirën e tyre për të hequr qafe jo vetëm Hamasin, por të gjithë popullsinë e Gazës duke e bërë Rripin të pabanueshëm.

Izraeli refuzon diktatet ndërkombëtare në lidhje me zgjidhjen e përhershme të çështjes palestineze, të cilën e përfaqëson (shteti palestinez, ligji ndërkombëtar dhe rezolutat përkatëse ndërkombëtare). Shteti pushtues sionist refuzon gjithashtu çdo njohje të njëanshme (nga çdo shtet, organizatë rajonale ose ndërkombëtare) të një shteti palestinez. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit