3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

SHBA: Shmanget masakra e radhës, arrestohet terroristi

Më të lexuarat

Një adoleshent ka nxjerrë armën ndaj një tjetër studenti në ambientet e jashtme të një kampusi universitar, duke shkaktuar kështu rrethimin e përkohshëm të tij nga forca të shumta policie deri në arrestimin e agresorit.

Sipas shefit të policisë së Filadelfias, Charles Ramsey, nuk ka pasur raportime për të shtëna apo për të plagosur, të paktën deri më 9 e 30 të mëngjesit (me orën lokale) të kësaj të marte, në Kolegjin Komunitar të Filadelfias.

Ramsey tha se, kjo ngjarje nuk ka pasur lidhje me një kërcënim në internet, që kishte detyruar rritjen e sigurisë në kolegjet e zonës së Filadelfias, një ditë më parë.

“Këta janë dy individë që kanë një histori të shkuar mes tyre, – tha ai. Ata kanë qenë duke diskutuar mbi një problem të tyrin dhe në një moment, njëri prej tyre kishte nxjerrë armën duke ia drejtuar tjetrit.

Gjë që nuk është e pazakontë në Filadelfia, fatkeqësisht”, tha shefi i policisë.

Pasi studenti në rolin e viktimës kishte raportuar mbi kërcënimin që i kishte ardhur nga një koleg i tiji, kampusi u rrethua dhe administratorët e tij u kishin kërkuar studentëve dhe stafit që të strehoheshin nëpër vende të sigurta, ndërkohë që policia nisi menjëherë kërkimet brenda ndërtesës.

Vetëm pak më vonë, 17-vjeçari u kap pa shkaktuar incidente në klasën e tij të mësimit, tha Ramsey.

Megjithatë, oficerët e policisë janë ende në kërkim të armës. Ndërsa sa i përket hetimeve dhe akuzës së mundshme, policia tha se është në dorë të prokurorëve nëse do të ngrenë ndonjë akuzë apo jo për “shkelje të armëve të zjarrit”, “agresion” dhe ndoshta edhe “kërcënim terrorist”.

Mos të harrojmë ai nuk është terroristë, vetëm një adoleshentë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit