9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ministri izraelit Ben-Gvir kërkon dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Më të lexuarat

 

“Ndërtimi shtesë do të sigurojë që në burgje të vendosen më shumë terroristë dhe do të sjellë një zgjidhje të pjesshme ndaj krizës së paraburgimit në burgje”, tha Ben-Gvir

Ministri i Sigurisë Kombëtare nga e djathta ekstreme në Izrael, Itamar Ben-Gvir ka mbrojtur idenë se “zgjidhja e duhur” për t‘i dhënë fund mbipopullimit në burgjet izraelite është zbatimi i dënimit me vdekje për të burgosurit palestinezë të cilët ai i përcaktoi si “terroristë”, transmeton Anadolu.

Ben-Gvir, lideri i partisë së ekstremit të djathtë “Fuqia Hebreje” në një deklaratë nga llogaria e tij X tha se është “i lumtur që qeveria izraelite ka miratuar propozimin që lejon ndërtimin e 936 objekteve shtesë të paraburgimit për të burgosurit palestinezë.

“Ndërtimi shtesë do të sigurojë që në burgje të vendosen më shumë terroristë dhe do të sjellë një zgjidhje të pjesshme ndaj krizës së paraburgimit në burgje”, tha Ben-Gvir.

“Dënimi me vdekje për palestinezët është zgjidhja e duhur ndaj problemit për mbipopullimin e burgjeve”, tha ai

\AA\

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit