3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë me botë

Më të lexuarat

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët

Nga Enes Neza

Përshkallëzimi i fundit midis Iranit dhe Izraelit paraqet një zhvillim shqetësues me pasoja të mundshme në nxitjen dhe rritjen e Islamofobisë në Perëndim, e më gjerë.

Duke pasur parasysh se mediat Izraelite dhe ato perëndimore historikisht e kanë paraqitur Iranin, palestinezët, arabët dhe botën islame në përgjithësi si kërcënim për sigurinë dhe qytetërimin perëndimor,  nuk është larg mendsh të mendosh se edhe ky përshkallëzim i fundit mund të shfrytëzohet nga Izraeli për të nxitur Islamofobinë. Kjo pritet të ketë pasoja negative për muslimanët në botë, sidomos në Perëndim.

– Së pari, Izraeli ka të ngjarë të përfitojë nga sulmi iranian për të përforcuar narrativën e tij për Iranin si një kërcënim ekzistencial jo vetëm për Izraelin, por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit. Shteti hebre vazhdimisht ka këmbëngulur se lufta e tij në Gaza është një luftë kundër “ekstremizmit islamik” të përfaqësuar nga Hamasi, i cili shihet si një mashë e Iranit në Gaza. Ai ka këmbëngulur se lufta e tij është edhe luftë e Perëndimit. Se “islamikët’ janë armiqtë e përbashkët. Po ashtu, duke vënë në dukje aftësitë ushtarake të Iranit dhe duke e inkuadruar sulmin si një akt agresioni, media izraelite mund të nxisin frikën dhe mosbesimin ndaj Iranit, duke nxitur ndjenjat islamofobie në mesin e audiencës së vet.

– Në mënyrë të ngjashme, mediat perëndimore, të ndikuara nga perspektiva dhe interesat gjeopolitike izraelite, do të jenë të prirura t’i përshkruajnë veprimet e Iranit si simptoma të një kërcënimi më të gjerë islamik ndaj vlerave dhe sigurisë perëndimore.  Gjithashtu, duke e inkuadruar konfliktin përmes lentes së përplasjes së qytetërimeve, mediat perëndimore mund të demonizojnë më tej Iranin dhe botën muslimane, duke i portretizuar ata si në thelb armiqësorë ndaj Perëndimit.

– Në nivel ndërkombëtar, narrativa islamofobe e nxitur nga mediat izraelite dhe ato perëndimore mund të tensionojnë marrëdhëniet diplomatike midis vendeve perëndimore dhe vendeve me shumicë muslimane. Kjo mund të pengojë përpjekjet për paqes dhe bashkëpunim, duke nxitur konflikte dhe destabilitet të mëtejshëm në rajon.

– Rrjedhimisht, kjo narrativë islamofobe rrezikon të përkeqësojë ndjenjat anti-muslimane brenda shoqërive perëndimore kryesisht, por edhe në vëndet pro-izraelite si India etj. Muslimanët që jetojnë në Perëndim mund të përballen me diskriminim, mbikëqyrje dhe madje edhe dhunë në rritje si rezultat i frikës dhe dyshimit të shtuar të nxitur nga portretizimi mediatik i Iranit dhe botës muslimane si kundërshtarë të rrezikshëm. Për më tepër, politikëbërësit mund të përdorin kërcënimin e perceptuar të paraqitur nga Irani për të justifikuar politikat diskriminuese që synojnë komunitetet muslimane dhe lidhjet e tyre të mundshme me Iranin, duke çuar në rritjen e mbikëqyrjes, kufizimet e udhëtimeve dhe ndalimet e imigracionit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit