9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Meditim rreth tekbireve të Bajramit – Harith Selimi

Më të lexuarat

(All-llahu ekber, All-llahu ekber, All-llahu ekber)

Edhe pas gjithë kësaj veprimtarie madhështore 30-ditore e cila ishte e mbushur me sakrifica, agjërim dhe mundim, prapëseprapë All-llahu është edhe më i madh se kjo sakrificë dhe se sakrifica jonë karshi atij mbetet shumë e vogël dhe e mangët.

(La ilahe ilAllah, ue Allahu ekber)

Nuk ka Zot tjetër pos Tij, edhe pse ne jemi të mangët, me të gjithë mangësinë tonë në adhurime ndaj Tij prapëseprapë tek Ai strehohemi, vetëm Atë e kemi Zot dhe vetëm ai është më i Madhi.

(All-llahu ekber ue lilahil hamd)

All-llahu është më i Madhi dhe Atij i takon Lavdi dhe Falënderimi, sepse vetëm me suksesin që na dha Ai e arritëm këtë, dhe vetëm me Mëshirën e Tij u plotësuan mangësitë tona, prandaj Atij i takojnë lavdërimet dhe falënderimet.

Për shumë vjet, me të mira dhe bereqet, Urime Bajrami i Fitrit të gjithë dashamirëve.

#vesëmeditimesh.

Harith Selimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit