0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Obama: Idetë e kandidatëve presidencialë për Sirinë – të papjekura

Më të lexuarat

-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se shumica e kandidatëve që shpresojnë ta zëvendësojnë atë, përfshirë edhe ish-sekretaren e shtetit në mandatin e tij të parë, Hillary Clinton, kanë ide “gjysmë të pjekura” për zgjidhjen e krizës në Siri.

Zonja Clinton dhe kandidatët republikanë presidencialë, Jeb Bush, Marko Rubin, Carly Fiorina dhe John Kasich, kanë preferuar krijimin e “zonës së ndalim fluturimit”, ide që e ka kundërshtuar presidenti Obama.
Kjo ide është e popullarizuar në mesin e kandidatëve presidencialë, për shkak se u lejon atyre të kenë qëndrim më agresiv ushtarak, se sa presidenti Obama.
Obama ka sugjeruar se zona e ndalim fluturimeve është ide e keqe sepse do të involvonte konfrontim direkt ushtarak me qeverinë e Sirisë.
Lidhur me qëndrimet e zonjës Clinton, presidenti amerikan më vonë është shprehur se “ajo ka qenë këtu për një kohë të mjaftueshme që ta dijë se vlerësimet e tilla janë thirrje e ashpër” dhe se “ka dallim ndërmjet garës për president dhe kur je president”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit