3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Banorë të Llakavicës dërguan një furgon me ndihma për refugjatët sirian në Kumanovë

Më të lexuarat

Qytetarët e Gostivarit dhe rrethinës vazhdojnë të jenë më aktivët në vend për sa i përket organizimit të aksioneve humanitare për të ndihmuar refugjatët nga Siria dhe vendet tjera që kalojnë nga Maqedonia për në vendet perëndimore, transmeton Radio Vala.

Hoxha ef. Jonuz Jonuzi nga fshati Llakavicë bashkë me bashkëvendësit e tij Fatmir Asani dhe Xhabir Islami gjatë ditës së martë në Kumanovë kanë dërguar një furgon të mbushur me ndihma.

“Dërguam një paletë me ujë, gjashtëdhjetë paketa me kroasanë dhe pamersë për fëmijë. Ndihmat i dërguam në Kumanovë te koordinatorët që merren me shpërndarjen e ndihmave për refugjatët sirian të cilët me tren kalojnë nëpër Kumanovë”, theksoi për Radio Vala, Shkëlzen Selmani aktivist nga fshati Lalakvicë që ka ndihmuar bashkëfshatarët e tij për ti dërguar ndihmat në Kumanovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit