3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Policia arreston të dyshuarit: Ja pse ndodhi vrasja në Tiranë

Më të lexuarat

Ngjarja në lulishten “1 Maji” ka ardhur pas konfliktit për trafikimin e lëndëve narkotike.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj në një deklaratë për mediat bëri të ditur se aktualisht vijon puna për gjetjen e pistoletës, pas gjetjes së një dite më parë të automatikut në Lumin e Lanës.

Hodaj bëri të ditur se për ngjarjen janë dy të arrestuar, Vashel Çavo dhe Sael Sulaj.

“Motivi ka të bëjë me konfliktin e autorëve me të plagosurin Elvis Gaçaj në lidhje me shpërndarjen e lëndëve narkotike”, deklaroi Hodaj.

Prangat në spital i janë vënë dhe Elvis Gaçajt për akuzën e “shpërndarjes së lëndëve narkotike”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e të enjtes në afërsi të ish- Ekspozitës në kryeqytet, ku mbetën të vrarë Kevin Rugova dhe Aurora Oskian, si dhe u plagos rëndë Elvis Gaçaj.

Më herët ishte raportuar se vëllai i Durim Bamit, njeriut kyç në komplotin e pretenduar nga deputeti Tom Doshi, është shoqëruar në Policinë e Tiranës në lidhje me vrasjen e Kevin Rugovës dhe Aurora Oskian në Tiranë.

Këtë lajm e bën të ditur gazeta Shqip.

Sipas saj, bashkë me Valter Bamin janë shoqëruar edhe Marklen dhe Lutfi Haka nga Nikla e Krujës.

Ata janë lënë të lirë pas dëshmisë.

Ndërkohë Panorama shkruan se viktima Aurora Oskian ishte e dashura e Elvis Gaçajt, personit që mendohet se ishte shënjestra e sulmit.

Ajo punonte në një ‘call center’. Ajo kishte marrë dhjetë plumba në trup nga atentati.

Sipas Panoramës, Kevin Rugova punonte për Gaçajn si shpërndarës kokaine.

Në momentin e të shtënave, Elvis Gaçaj ka kthyer timonin e makinës, duke shpëtuar vetë nga breshëria fatale, e cila ka zënë të dashurën, që ndodhej në sediljen e parë.

Ndërkohë në makinë ishte edhe një adoleshente me inicialet E.Gj.

Ajo ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga makina.

“Pasi u hodha, vrapova me shpejtësi në rrugica. Nuk kam parë gjë,” tha ajo në polici.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit