Një ngjarje e neveritshme ndodhi në Kijev të Malishevës, kur grupi i tifozëve të Prishtinës të njohur si “Plisat”, shkaktuan kaos dhe një turp publik, për ata si individ, për tifozërinë, për klubin dhe për Prishtinën e shqiptarët. Ata, duke udhëtuar si tifozë për ndeshje, ndaluan papritur në një pompë të derivateve.
Megjithëse fillimisht duket si një ndalesë e zakonshme, situata u kthye në një skenë të neveritshme, turma e tifozëve mashtroi dhe vjedhi marketin e pompës. Me fytyrat gjysmë të mbuluara, ata shfrytëzuan pamundësinë e punëtorëve për të mbikëqurur, mbrojtur apo parandaluar mallërat e pompës dhe ndërmorën një vjedhje në mënyrë të organizuar.
Dy punëtorët e dobët të pompës u ndodhën përballë një turme të cilët janë njerëz që nuk kanë asnjë respekt as për ligjin as për njerëzimin e siç duket as frikën ndaj Zotit. Ata nuk përfillën asnjë rregull, as aspektin moral, duke shfrytëzuar numrin e tyre për të përfituar në dëm të të tjerëve.
Pjestarët e përfshirë në vjedhje, nuk janë tifoz sportiv, ata janë një grup i organizuar i huliganëve dhe hajnave nga të cilët duhet të distancohet përjetësisht tifozëria dhe Klubi. E policia duhet të ndërmarrë masa.
Dëshira e tyre për të shfaqur forcën dhe shfrytëzimin e çdo dobësie, në çdo rrethanë i bën ata të pashpirtë dhe të pakuptimtë për shoqërinë. Modele të tilla gjenden vetëm në Serbi.
Ndërsa autoritetet duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndaluar këtë sjellje të papranueshme dhe të shkatërrueshme, ne si shoqëri duhet të reflektojmë mbi fuqinë dhe të ndërhyjmë në mënyrë që të mbrojmë të dobëtit dhe të pafajshmit nga dhuna dhe padrejtësia. Nuk duhet të lejojmë që grupet e organizuara të vjedhin, plaçkisin, dhunojnë dhe të shkatërrojnë pa u ndëshkuar.
Linku i videos: https://www.facebook.com/watch/?v=387778660553069