0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Aplikimi i shërbimit ushtarak në Kroaci, Plenkoviq: Në Kosovë pothuajse shpërtheu lufta, nuk mund të pretendojmë se gjithçka është mirë

Më të lexuarat

Në Kroaci sërish është aktuale çështja e aplikimit të shërbimit ushtarak, për çka kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se po punohet në disa opsione dhe se siguria e vendit është në rend të parë.

Plenkoviq tha se është koha që “të hapin sytë dhe të ngrenë kokën”.

Siç raporton “klix.ba” Plenkoviq përmendi gjithashtu konflikte të tjera botërore që shtrihen deri në Jemen.

“Para katër muaj e gjysmë ka pasur tensione të tilla në Kosovë dhe për pak ka shpërthyer lufta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse shikojmë tensionet në vendet e tjera në fqinjësinë tonë, nëse shikojmë kërcënimet e shkaktuara nga migrimi i paligjshëm. Atëherë fjala e vetme që vjen në fokusin tonë –  është siguria”, tha Plenkoviq, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se angazhimi i fundit në lidhje me prokurimin e transportuesve Bradley si dhe blerjen e avionëve Rafal është mesazhi i tij për një Kroaci të sigurt.

“Ne në Kroaci e kemi pezulluar shërbimin ushtarak për më shumë se 15 vjet. Ju keni breza të rinjsh që nuk dinë asgjë për disa aftësi në rrethana të ndryshuara. Kjo nuk është një përpjekje për të futur shërbimin e detyrueshëm ushtarak si në të kaluarën, por në këto rrethanat e sigurisë vendosëm t’i kërkojmë ministrit Anushiq që të analizojë disa opsione për ne. Nuk do të flemë dhe do të pretendojmë se gjithçka është mirë, kurse rreth nesh ka vatra të krizës sa të duash”, tha Plenkoviq.

Ai paralajmëroi organizimin e një diskutimi në të cilin do të shqyrtohen të gjitha opsionet që kanë të bëjnë me vendosjen e shërbimit ushtarak.

“Do të organizojmë dalëngadalë një diskutim për të parë se çfarë na duhet. E pyetëm shefin e Shtabit të Përgjithshëm se si është situata, nga vijnë të rinjtë që shërbejnë në ushtri. Nga Sllavonia dhe Dalmacia, familjet e veteranëve. Mendoni se ukrainasit para vitit 2013 e shikonin ushtrinë si sot? Të gjithëve optika po iu ndryshon”, tha Plenkoviq. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit