3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Britania e shqetësuar nga sulmet e mundshme të Izraelit ndaj qytetit Rafah

Më të lexuarat

“Kam shqetësim të thellë nga mundësia e një sulmi ushtarak ndaj Rafah ku është strehuar gjysma e popullatës së Gazës”, tha sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron deklaroi se është thellësisht i shqetësuar nga kryerja e një sulmi të mundshëm të Izraelit ndaj qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e tij X, Cameron tha: “Kam shqetësim të thellë nga mundësia e një sulmi ushtarak ndaj Rafah ku është strehuar gjysma e popullatës së Gazës”.

Cameron vuri në dukje se prioritet është të sigurohet hyrja e ndihmave në rajon duke bërë një pauzë humanitare ndaj konfliktit, të sigurohet dalja e pengjeve nga rajoni dhe të punohet për një armëpushim të përhershëm dhe të qëndrueshëm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme britanike, duke iu përgjigjur pyetjes së AA për këtë temë dje tha: “Ne jemi thellësisht të shqetësuar për mundësinë e një sulmi ushtarak në Rafah, ku është strehuar gjysma e popullsisë së Gazës dhe ku ndodhet pika kufitare Rafah, e cila është jetike për dërgimin e ndihmave për ata që kanë nevojë”.

Ai theksoi se prioriteti në Gaza duhet të jetë një pauzë urgjente humanitare ndaj konfliktit, hyrja e ndihmave në rajon, largimi i pengjeve dhe të punohet për një armëpushim të përhershëm dhe të qëndrueshëm.

Pasi iu drejtua Izraelit, zëdhënësi tha: “Shumë civilë kanë humbur jetën në këtë konflikt. Të gjitha palët duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar. Ne duam që Izraeli të mbajë të kufizuar me objektiva ushtarake operacionet e tij dhe të tregojë më shumë kujdes për të shmangur dëmtimin e civilëve dhe shkatërrimin e shtëpive”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit