2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Numri më i ri i revistës “Dituria Islame” iu prezantua qytetarëve të Mitrovicës

Më të lexuarat

Numri më i ri i revistës “Dituria Islame” iu prezantua qytetarëve të Mitrovicës


Aktivistja Mihana Goga-Bekteshi, të enjtën vizitoi qytetin e Mitrovicës, ku u takua me shumë qyetarët me të cilët bashkëbisedoj rreth kësaj reviste.

Ajo iu tregoi një historik të shkurtër të “Diturisë Islame”, e më pas u fokusua tek numri i fundit duke i informuar qytetarët për temat dhe fushat në të cilat janë fokusuar këta artikuj.

Në veri të Mitrovicës Goga-Bekteshi vizitoi ‘lagjen e Boshnjakëve’, ku edhe aty kaloi momente të bukura me qyetetarët, të cilët e mrëpritën revistën dhe e falenderuan për vizitën.

Ndonëse kjo revistë çdo muaj arrinë në të gjithë teritorin e Kosovës përmes Këshillave të Bashkësisë Islame, aktiviteti në fjalë synon që përmes takimeve me qytetarë të shumtë të ritheksoi vlerën e fjalës së shkruar duke iu prezantuar artikuj të fushave të ndryshme, nga të cilat mund të përfitoj secili njeri.

Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit