1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Të verbërit të lënë pas dore në Tetovë

Më të lexuarat

Në qytetin e Tetovës ka 200 persona që janë anëtar të Shoqatës së të Verbërve. Sipas Lindija Andonovska nga Shoqata e të Verbërve të Tetovës thotë se në qytetin e Tetovës personat e vërbët e kanë vështirësi të madhe për të ecur dhe lëvizur në qytet, njofton Telegrafi.

“Lirisht mund të them se ne nuk kemi asnjë përkrahje nga ana e komunës së Tetovës dhe ata nuk kanë bërë asgjë sa i përket lëvizjes së këtyre personave. Në qytetin e Tetovës ka qenë një semafor me zë, tek hotel Liraku në qendër të qytetit, por edhe ai është larguar, tash për mometin nuk kemi asnjë semafor të këtillë, edhe pse kemi shumë nevojë të paktën afër institucioneve që anëtarët tanë kanë më shumë punë, si në komunën e Tetovës, në Qendrën për Punë dhe Politik Sociale, dhe institucione të tjera që duhet të vendosen të paktën tabela me Alfabetin e Brajan-it për tu orientuar anëtarët tanë. Të paktën në këto rrugë që anëtarët tanë janë duke kaluar dhe kanë punë çdo ditë.

Me 15 tetorë është dita ndërkombëtare e Shkopit të bardhë, por kjo ditë tek na nuk ka asnjë far vlere për shkak se nukmund të shfrytëzojnë aq sa duhet shkop. Në bazë të Andonovkës, ata kanë përkrahje nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale kemi marr shumë paisje që janë në shërbim të personave të verëbert. Sipas saj nga konkursi i Pyjeve të Maqedonisë deri më tani janë punësuar vetëm dy persona nga kjo shoqatë nga pesë që kanë konkuruar” thotë Andonovska.

Si pjesëtar të kësaj shoqate janë personat me shikim të dëmtuar 90 % dhe që nuk kanë plotësuar moshën 65 vjeçare, edhe pse nevojat e tyre janë të shumta, ata vetëm nga ministritë kanë përkrahje dhe se janë të anashkaluar pikërisht nga komuna ku graviton kjo shoqatë.

Lindija Andonovska thotë se ata kanë pasur vetëm një takim me kryetaren e komunës së Tetovës edhe atë vetëm pesë minuta duke i’u thënë se, nuk ka mundësi që t’iu ndihmoj. Ata kanë kërkuar nga komuna që të kenë një zbritje në faturat e ujit por ata kanë marrë përgjigje negative, një gjë të këtillë e kemi me komunën e Bërvenicës dhe ka shumë zbritje nga kjo komunë për të verbërit, si në lirimin nga taksat për ndriçim publik, mbeturinave, taksave komunale, etj.

Ndërsa në komunën e Tetovës nuk kemi një bashkëpunim të këtillë edhe pse kemi shumë përparësi nga të gjitha institucionet si përshembull, anëtarët tanë nuk paguajnë pagesën rrugore, thotë Andonovska.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit