1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Blinken mbërrin në Arabinë Saudite në kuadër të turneut rajonal për të kërkuar armëpushim në Gaza

Më të lexuarat

Më pas, Blinken gjithashtu do vizitojë Egjiptin, Katarin, Izraelin dhe Bregun Perëndimor në kuadër të turneut të tij rajonal

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Arabinë Saudite në ndalesën e parë të turneut të tij rajonal mes përpjekjeve për të kërkuar një armëpushim në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Turneu shënon udhëtimin e pestë të sekretarit amerikan Blinken në rajonin e Lindjes së Mesme që kur Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor.

Kanali saudit ‘Al-Arabiya’ raportoi se Blinken pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarë sauditë për situatën në Rripin e Gazës.

Më pas, Blinken gjithashtu do vizitojë Egjiptin, Katarin, Izraelin dhe Bregun Perëndimor në kuadër të turneut të tij rajonal.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, shefi i diplomacisë amerikane do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje që siguron lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura izraelite, si dhe një pauzë humanitare për të lejuar ofrimin e qëndrueshëm dhe të shtuar të ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Që nga 7 tetori, sipas autoriteteve lokale, të paktën 27.478 palestinezë janë vrarë dhe 66.835 të tjerë janë plagosur në ofensivën vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës. Tel Avivi, nga ana tjetër, thotë se 1.200 izraelitë janë vrarë në sulmin e Hamasit, ndërsa mbi 130 izraelitë mbeten në robërinë e Hamasit.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), ofensiva izraelite ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit