0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Në SHBA është gati të realizohet ‘Doktrina e Bidenit’ për njohjen e shtetit të Palestinës”

Më të lexuarat

Gazeta “The New York Times” shkruan se në SHBA është gati të realizohet “Doktrina e Bidenit” me tre faza, e cila përfshin njohjen e shtetit të Palestinës dhe hapat kundër Iranit dhe “përfaqësuesve të tij në rajon”, transmeton Anadolu.

Në artikullin e shkruar nga Thomas Friedman në NYT, theksohet se në administratën amerikane është gati të formohet një “Doktrinë e Bidenit” me tre faza për Lindjen e Mesme.

Po ashtu në artikull thuhet se administrata e Joe Bidenit është gati të dalë me një strategji e cila përfshin sulmet në Izrael dhe Gaza si dhe Iranin dhe rajonin.

Në mungesë të kësaj doktrine të emërtuar si “Doktrina e Bidenit” thuhet se “Kriza në Lindjen e Mesme do të forcojë Iranin, do të izolojë Izraelin dhe do të shkatërrojë aftësinë e SHBA-së për të ndikuar ngjarjet”.

Në artikull bëhet e ditur se faza e parë e kësaj doktrine krahas në qëndrimin e fortë dhe të vendosur kundër Iranit përfshin edhe kundërpërgjigje të fortë kundër “përfaqësuesve të Iranit në rajon” si përgjigje ndaj sulmit në kufirin Jordani-Siri në të cilin u vranë 3 ushtarë amerikanë.

Faza e dytë do të jetë “një iniciativë diplomatike e paprecedentë e SHBA-së me qëllim për të mbështetur shtetin e Palestinës” bëhet e ditur në artikullin ku bëhet vlerësimi se kjo do të përfshijë “një formë njohjeje nga SHBA-ja të një shteti palestinez të çmilitarizuar në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës”.

Në shkrim mbrohet ideja se kjo fazë do të jetë e mundur vetëm nëse palestinezët sigurojnë se ky shtet “është i zbatueshëm dhe se nuk do të kërcënojë Izraelin”.

Në artikullin e Friedman theksohet se zyrtarët e administratës së Bidenit janë konsultuar me ekspertë brenda dhe jashtë qeverisë amerikane lidhur me çështjen e mënyrave të ndryshme për njohjen e shtetit të Palestinës.

Sipas artikullit, në fazën e tretë “Doktrina e Bidenit” paraqitet pretendimi se ajo do të përfshijë aleancë të zgjeruar sigurie SHBA-Arabi Saudite dhe se kjo do të përfshijë normalizimin e marrëdhënieve të sauditëve me Izraelin.

Më tej vihet në dukje se kjo fazë do të zhvillohet me kushtin që Izraeli të jetë gati për procesin diplomatik që shkon drejt shtetit të Palestinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit