0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Molepsja perëndimore me djallëzitë e Izraelit: si do goditen tashmë palestinezët me uri

Më të lexuarat

Reagimi i ashpër nga OKB-ja mbi ndalimin e financimit të UNRWA-s

Zyrtarët e OKB-së thanë se zija e bukës në Gaza tani ishte “e pashmangshme” pasi grupet humanitare iu bashkuan të dielën në thirrjen e tyre drejtuar vendeve që të rishqyrtojnë vendimin e tyre për ndërprerjen e fondeve për agjencinë e OKB-së për refugjatët për palestinezët (UNRWA).

Ata paralajmëruan se ndihma jetësore e agjencisë për rreth dy milionë njerëz në Gaza ishte në rrezik.

Të paktën nëntë vende, përfshirë donatorët kryesorë si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, kanë ndërprerë fondet për UNRWA-n pas akuzave të Izraelit se disa anëtarë të stafit të saj ishin përfshirë në inkursionin e Hamasit të 7 tetorit që vrau 1,140 njerëz.

“Ndonëse i kuptoj shqetësimet e tyre – pasi unë vetë jam i shokuar nga këto akuza – u bëj thirrje me forcë qeverive që kanë pezulluar kontributet e tyre që të paktën të garantojnë vazhdimësinë e operacioneve të UNRWA-s,” tha të dielën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, duke u zotuar se do të merrte në llogari “çdo punonjës të OKB-së të përfshirë në akte terrori”.

Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i UNRWA-s, gjithashtu u bëri thirrje këtyre shteteve që “të rishqyrtojnë vendimet e tyre përpara se UNRWA të detyrohet të pezullojë ndihmën e saj humanitare”.

Më shumë se 26,000 njerëz janë vrarë në luftën e Izraelit në Gaza, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Duke parë nivelin e ndihmave në ushqime dhe ilaçe në territor e cila është vetëm një fraksion i vogël krahasuar me kohën para konfliktit, vdekjet nga sëmundjet e parandalueshme si dhe rreziku i urisë po rriten, thonë zyrtarët humanitarë.

Që nga fillimi i konfliktit të 7 tetorit, shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës varën nga ndihma që ofron UNRWA, duke përfshirë rreth 1 milion të cilët kanë ikur nga bombardimet izraelite dhe janë strehuar në objektet e saj.

“Dënim kolektiv”

Palestina e denoncoi edhe një herë vendimin të dielën, duke e quajtur atë “dënim kolektiv” ndaj popullit palestinez.

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme tha se, “pezullimi i financimit të UNRWA-s dhe vazhdimi i mbështetjes për Izraelin për të kryer gjenocid kundër popullit tonë janë ndëshkime kolektive dhe standarde të dyfishta të mjera”.

Ministria tha se vendimet e disa vendeve janë “jashtëzakonisht të politizuara, joproporcionale dhe të pajustifikuara, veçanërisht në dritën e vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të kryer hetimet e nevojshme për akuzat izraelite”.

Ndërkohë, Departamenti i Çështjeve Palestineze u bëri thirrje “të gjitha vendeve që pezulluan financimin e tyre ndaj UNRWA-s që të anulojnë vendimet e tyre pasi ato janë një ndëshkim kolektivpër të gjithë komunitetin e refugjatëve palestinezë”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se “nxitja kundër UNRWA-së dhe dëmtimi i reputacionit të saj është një qëllim izraelit që synon të forcojë kontrollin mbi popullin tonë, veçanërisht në Rripin e Gazës për të vazhduar vrasjet, shfarosjen dhe zhvendosjen e tyre me forcë”.

Në një deklaratë të veçantë, Lëvizja e Nismës Kombëtare Palestineze denoncoi vendimin për pezullimin e ndihmës financiare për agjencinë e OKB-së, duke thënë se kjo “bazohet në gënjeshtrat dhe pretendimet izraelite kundër disa punonjësve të UNRWA-s”.

Uria e pashmangshme’

Një ekspert i emëruar nga OKB-ja për të drejtën për ushqim, Michael Fakhri, paralajmëroi në platformën e mediave sociale X se shkurtimet e fondeve nënkuptonin se uria në Gaza tani ishte “e pashmangshme”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, bëri thirrje të shtunën që agjencia të zëvendësohet dhe u kërkoi më shumë vendeve që të shkurtojnë fondet. Izraeli nuk ka dhënë ende detaje punlike për përfshirjen e supozuar të anëtarëve të stafit të UNRWA-s në sulmin ndaj Izraelit.

Zëvendës zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq nuk pranoi t’i përgjigjej drejtpërdrejt vërejtjeve të Katz-it, por tha se UNRWA në përgjithësi kishte një histori të fortë.

Guterres tha se 12 anëtarë të stafit ishin implikuar dhe se nëntë ishin pushuar nga puna, njëri kishte vdekur dhe identitetet e dy të tjerëve po kontrolloheshin.

Nuk kishte asnjë shenjë direkte se vendet i kishin dëgjuar thirrjen e OKB-së për të rivendosur ndihmën. Megjithatë, Norvegjia dhe Irlanda thanë se do të vazhdojnë financimin e agjencisë.

UNRWA u krijua për të ndihmuar refugjatët e luftës së vitit 1948 pas themelimit të Izraelit. Ajo ofron shërbime arsimore, shëndetësore dhe ndihmë për palestinezët në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani, Siri dhe Liban. /Tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit